E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinemaja e Arkivit hapet per burokratet

Kinemaja e re e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit perurohet sonte zyrtarisht ne prani ne Ministrit te Kultures Ferdinand Xhaferaj.


Kinemaja 80 vendeshe e ndertuar ne vitin 2000 me iniciativen e ish-drejtoreshes se
AQSHF Natasha Lako iu nenshtrua rikonstruksionit te plote 10 vjet pas ndertimit nen drejtimin e Artan Minarollit dhe se fundmi nga drejtoresha Elvira Diamanti.
Per projektin e rikonstruksionit te godines AQSHF ka kerkuar financim me vlere 30.000.000 leke.


Nga keto deri tani eshte miratuar nga MTKRS vlera 17.6 milion leke dhe fale ketij fondi u be i mundur rikonstruksioni i kinemase i hollit korridoreve dhe zyrave sistemi i alarmit dhe kondicionimit.


Kinemja ka tashme nje aparature projeksioni Ernemann per film 35mm me mbeshtetjen e Programit te Qeverise Shqiptare Trashegimia per Zhvillimin Social-ekonomik i financuar nga Qeveria Spanjolle dhe i implementuar nga UNDP dhe UNESCO.


Me ndihmen e UNESCO-s arkivi u pajis edhe me nje server storage per te vazhduar me tej procesin e dixhitalizimit te fondit filmik proces i domosdoshem per shfrytezimin e fondit dhe ruajtjen e filmit 35 mm.


Ne ceremonine e sotme ora 18.30 marrin pjese edhe ambasadori spanjoll Manuel Montobbio deputete bashkepunetore te Arkivit.


Ne vazhdim shfaqet filmi shqiptaro-serb Muajt e mjaltit me regji te Goran Paskaljevic dhe skenar te Genc Permetit dhe G. Paskaljevic prodhim i vitit 2009 i Nova Film dhe Skandal Productions. Kohezgjatja 90 min.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›