Ballkani nuk mendon per eurolexuesin

Edicioni i gjashte i Festivalit Nderkombetar te Poezise Poeteka hap diskutimet per sfidat e letersise se Ballkanit sot per raportet e saj me fqinjet dhe me lexuesin pertej kufijve rajonale
Si duhet ti prezantohet Evropes letersia ballkanike A duhet te vazhdoje te rrefeje akoma per lufterat dhe ndarje shtetesh Si ndryshoi gjuha e letersise se vendeve ish-komuniste keto njezet vjet
Keto jane pyetjet qe shtrojne diskutimet e shkrimtareve dhe poeteve nga Ballkani te ftuar ne Festivalin Nderkombetar te Poezise dhe Letersise Poeteka. Edicioni i gjashte 4-10 tetor e ka zhvendosur tashme fokusin nga njohja e letersise se njeri-tjetrit te diskutimi i ceshtje te reja qe dalin ne nje terren pertej Ballkanit.
Drejtuesi i Poetekes Arjan Leka flet per ndryshime ne menyren e organizimit te festivalit qe po zhvendoset nga Durresi ne Tirane per arsye se ka nje komunitet me te gjere artistesh dhe te interesuar per poezine.
Festivali hyn ne shkolla dhe universitete me nje program leximesh dhe takimesh me autore qe vijne nga Austria Franca Gjermania Greqia Rumania Serbia Slloveni etj. shte ky sherbim nje lloj fushate per nxitjen e leximit te te rinjte.
fare ka te re Poeteka e ketij viti
do vit festivali rinovon strukturen programore dhe ofron te reja. Se pari ka ndryshuar vendstrehimi i poezise.
Qendra e aktiviteteve nuk eshte Durres qyteti qe e krijoi Poeteken. Kemi menduar se stacioni me i mire mund te jete Tirana i qaset me shume botes akademike dhe universitare dhe krijon mundesi per ti folur nje komuniteti me te interesuar dhe me te gjere per letersine dhe poezine ne vecanti.
Poeteka do te jete si gjithmone levizese. Brenda Tiranes ajo shtegton nga Teatri i Metropolit ne Fakultetin e Filologjise Fakulteti i Gjuheve te Huaja Universiteti Marin Barleti Shkolla e Mesme Faik Konica ku ne sloganin Leximi nuk demton edhe aq rende shendetin do te behen takime me shkrimtaret e ftuar.
Kjo do te ndodhe edhe ne studiot e piktoreve si psh ne studion e grafistit Mustafa Arapi dhe ne studion muze te piktorit Buron Kaceli nje pjese tjeter zhvillohen ne galerine Zenit.
Programi i diskutimeve te Poetekes dhe temat e tyre kane ngjallur interes. Per cfare eshte e nevojshme te flitet kesaj radhe
Ne jemi prirur ne kete edicion per nje Poeteke me provokative me te hapur drejt lirise se shprehjes. Jane krijuar tri tema baze me kater nenndarje secila. Njera prej tyre ka te beje me krijimin e eurolexuesit.
Thuajse i gjithe Ballkani pret te anetaresohet ne Evrope. Me krijimin e eurotregut dhe eurozones vetiu krijohet edhe koncepti i eurolexuesit. Shtrohet pyetja A eshte ky lexues i gatshem te prese cdo produkt ballkanik A eshte i interesuar ndaj kesaj lloj letersie fare pret ai nga letersia ballkanike Do vazhdohet ti ofrohet historia e lufterave
Ne jemi ende te papergatitur dhe nuk e dime akoma pergjigjen se cfare i intereson Evropes nje letersi e qellimshme thjesht e krijuar per ata apo thjesht te japim ate qe ne jemi. Tjeter pritshmeri kane te huajt ndaj nesh dhe tjeter gje mendojme ne se iu pelqen atyre.
Tema e pare e diskutimit mes autoreve te Ballkanit merret me problematiken e letersise se sotme. A vijojne ne kete linje dy temat e tjera
Tema e dyte qe do diskutohet mes autoreve te Ballkanit eshte Riciklimi i kujteses si proces qe prek edhe rrafshin sociologjik apo politik.
Mendoj qe shkrimtaret do te kene rast per te folur sesi nje shoqeri mund te clirohet mund te vetpastrohet apo mund ti rregulloje me mire raportet e veta thjesht nga riciklimi. Me baze kete teme do te diskutohet edhe per letersine e realizmit socialist a eshte produkti letrar i kesaj periudhe i gjithi per tu flakur tej
Tema e fundit qe diskutohet nga autoret ballkanas eshte per muret gjuhesore. Pas vitit 89 ne e dime qe muri i Berlinit sheshoi muret ideologjike por ndoshta te pakte ishin ata qe kishin perspektive mendore per te kuptuar krijimin e mureve te reja.
Ata qe ndoshta muri i Berlinit nuk arriti ta beje midis kombeve te cilet krijuan nje unitet gjuhesor muret gjuhesore arriten ta shperbejne. Rezulton qe letersia ballkanike eshte shume pak e perfaqesuar ne shtetet e tjera te Evropes dhe vete Shqiperia ka filluar ta njohe letersine ballkanike se fundi. E kam fjalen gjithmone ne kontekstin modern. Ballkani njeh shume pak nga letersia shqiptare ose e njeh permes antologjive. Ku qendrojne veshtiresite qe ne komunikojme kaq pak
fare perfaqesimi ka ne Festival Rajoni dhe Evropa
Nuk jane modeluar emra per formatin e Poetekes por eshte formati qe i ka kerkuar keta emra. Ata mund ti zberthejne temat qe permenda me siper.
Nga Sllovenia vjen nje poet dhe perkthyes cilesor Marjan Strojan qe eshte vleresuar me cmime te rendesishme poetike ne Slloveni dhe jashte saj. Nga Kroacia vjen Renato Bareti. Nga Bosnja vjen nje shkrimtar i ri shume i mire Emir Imamovi kurse nga Bullgaria vjen nje shkrimtar i shkelqyer i moshes se mesme Alek Popov qe cilesohet si shpresa e prozes se re bullgare.
Nga Kosova vjen Mehmet Kraja dhe nga Mali i Zi Miras Martinovi qe boton ne revisten Poeteka dy kapituj te romanit mbi mbretereshen Teuta. Ne kete edicion vjen nje poete shume e cmuar Brigit Kelly e vleresuar si anetare e shquar e Akademise se Poeteve Amerikane.
Ne kendin e homazheve eshte figura e Nene Terezes. Ne nje nga ditet e festivalit ka nje meshe ne kishen Santa Lucia te Durresit ku luhet muzike klasike dhe te gjithe poetet pjesemarres ne festival lexojne ne gjuhe te ndryshme poezite e Nene Terezes. Menduam qe krahas humanistes te perkujtojme edhe dy shpirtra te tjere qe jane ndare nga jeta kete vit Ndoc Gjetja dhe Jamarber Marko. Ka dite te vecanta ku lexohen pjese nga veprat me te mira te tyre.
Histori
Festivali Nderkombetar i Poezise Poeteka u themelua me 2004 ne qytetin e Durresit nga poeti Arjan Leka. Qysh atehere mbetet i vetmi aktivitet qe promovon autore nga bota dhe kryesisht nga Ballkani nxit leximet ne publik dhe botimet dygjuheshe.
shte bere tradite diskutimi i ceshtjeve qe shqetesojne marredheniet e letersise me editorine me lexuesin tregun me vete letersine dhe ceshtje te natyres se krijimit etj.
Poeteka nisi ne Porten e murit bizantin te Durresit me qellim perfshirjen e qytetit me pasurite dhe trashegimine ne guiden disaditore te te ftuarve.
Gjer me sot eshte nxitur efekti i nje menyre komunikimi te teatrit poetik.
Festivali mbyllet me ceremonine e cmimeve Liburna per poetin qe ka botuar krijimtarine me te mire ne faqet e revistes POETEKA Nositi per perkthimin e librit me te mire poetik te vitit nga gjuha e huaj ne shqip apo nga shqipja ne gjuhe te huaj Onufri per kontributin kritik letrar me te mire te vitit esene per poezine apo artet e tjera dhe
Unaza Poeteka per personalitetin poetik me te spikatur ne Festival Poeteka. Disa nga personalitetet pjesemarrese ne Poeteka jane Claudio Pozzani-Itali Ferid Muhiq-Bosnje Eliot einberger-SHBA apo Maria Luisa Spaziani.