"Shqiperia eshte Kulture", emocione dhe spektakel ne Apoloni
Me pjesemarrjen e finalisteve dhe kengetareve Eli Fara, Poni, Anjeza Shahini, Aleksander Gjoka, Redon Makashi, Pirro Cako
APOLLONI - Rruga nacionale Tirane-Fier prej mese nje muaji eshte bere pritese e banderolave ku shkruhet "Shqiperia eshte Kulture". Ndoshta qe ketu nis rrugen nje aktivitet, i cili ne menyre te natyrshme behet udhetari i rendesishem i nje komunikimi kulturor, i pari i ketij lloji ne Shqiperi. Stacioni i dyte i mikpritjes merr emrin e qytetit te Fierit, i njohur per nje 'bujtese' mikpritese te aktiviteteve kulturore dhe artistike jo vetem ne qark, por edhe te atyre me permasa nderkombetare.
Familjet fierake kane pritur te rinj dhe te reja nga qytetet e ndryshme te Shqiperise, te cilet do te jene spektatoret dhe 'gjykuesit' e fituesve, nepermjet sistemit te sms-ve. Ekzistenca e nje ngjarjeje kulturore ndihet qe ne hyrje te qytetit, tek organizatoret e aktivitetit "Shqiperia eshte Kulture", EUFT-ja, MTKRS-ja dhe Bashkia e Fierit, te cilet jane kujdesur per detajet dhe njeheresh per te patur nje impakt te gjere me publikun.
Apolonia eshte skena e vjeter antike, qe nderlidh ne menyre harmonike te sotmen dhe te shkuaren, traditen dhe kontemporanen. Rruga qe te con ne qytetin e lashte eshte e mbushur nga dhjetera te rinj dhe te reja, qytetare dhe dashamires te artit dhe kultures. Autobuse non stop, vene ne dispozicion nga Bashkia e Fierit, qendrojne ne gatishmeri per te perballuar fluksin e spektatoreve qe do te jene pjesemarresit kryesore te spektaklit te fundit te aktivitetit "Shqiperia eshte Kulture". Jo rastesisht kultura nis qe nga komunikimi, informimi dhe vajzat dhe djemte e rinj, qe me banderola ne duar shperndajne fletepalosjet e shkruara "Te kujdesemi per trashegimine kulturore te Parkut te Apollonise".
Shoqerohemi ne udhetimin tone drejt Parkut te Apolonise nga Rektori i UEFT-se, z. Salvatore Messina, ideja dhe energjia e te cilit ka qene nje nga shtyllat kryesore qe ky aktivitet gjitheperfshires te meritoje kete nate magjike te dates 9 maj, ku do te vazhdojne garen e tyre te rinjte finaliste ne gjinite: Aktrim, Muzike, Instrument, Kercim, Pikture, Fotografi. Nga 1365 kandidatet e perzgjedhur, juria e kryesuar nga drejtori Agron Xoxa ka arritur qe te seleksionoje rreth 376 prej tyre, qe te gjithe talente nga rrethet Lezhe, Korce, Tirane, Elbasan, etj.
Perse ky festival ka zgjedhur Parkun e Apollonise per te shpalosur aftesite dhe talentet e te rinjve? Perse kjo nisme gjen mbeshtetje nga MTKRS-ja dhe Bashkia e Fierit? Kryetari i Bashkise, z. Baftjar Zeqaj shprehet se "Ne kemi vite qe duam ta evidentojme Fierin si qytet te rendesishem te turizmit. Ne pamje te pare duket sikur Fieri s'ka lidhje me turizmin, por strategjia e zhvillimit te qytetit dhe puna qe kemi bere gjate ketyre viteve ka evidentuar si prioritet kryesor per kete qark turizmin. Duhet kuptuar qe Fieri eshte qendra me e rendesishme dhe me e pasur per nga vlerat arkeologjike dhe historike, eshte qendra qe rrethohet nga Bylisi, Ardenica dhe Apolonia".
E kupton kete magji dhe kete promovim vetem kur gjendesh ne ambientet e Odeonit te Apollonise, aty ku muzika, pergatitjet e fillimit, instrumentistet dhe kercimtaret jane ne emocionet e skenes qe do t'i mireprese. Ora 20.00, hap siparin e spektaklit, ku finalistet e festivalit do te jene ne startin e fundit. Ne qiellin e yjeve te nates se majit, ne nje skenografi fantastike, protagonistet e vertete jane ata, Ambasadoret e Kultures Shqiptare, te rinjte dhe te rejat qe besojne ne kohen e ndryshimit, qe besojne ne vlerat dhe traditen e Shqiperise. Nje moment emocionant sjell ne skene te riun nga Kosova, Arber Hoxha, i cili prek te pranishmit me nje rrefim te trishte te jetes se tij. Dikur nje interpretues i valles popullore, ai ka pesuar nje aksident me makine, ne rrugetimin e tij nga Kosova ne Tirane per te dhuruar gjak, ne shenje te solidaritetit me vellezerit e tij te tragjedise se Gerdecit. Drejtori i festivalit, Agron Xoxa, e pershendet per pjesemarrjen duke e konsideruar nje nga rastet kur jeta eshte e rendesishme dhe ka shprese, edhe pse ka ndaluar per te riun nga Kosova, ngujuar ne nje karroce me rrota. Pas ketij moment emocionues, ne fjalet e tij qe sjellin shpresen dhe deshiren per jete, spektakli 'ndizet' nga muzika dhe efektet e skenes ku performojne kengetaret: Anjeza Shahini, Eli Fara, Poni, Redon Makashi, Pirro Cako,Aleksander Gjoka, Kejsi Tola. "Dikur une isha si ju, ne nje enderr qe quhej muzike, kenge dhe skene. Sot jam njera prej perfaqesuesve te brezit tim, qe mund ta quaj nje enderr te realizuar. Uroj me te miren per garuesit e ketij festivali", - do te shprehej pak perpara interpretimit te saj, Kejsi Tola.
Juria me perfaqesues nder te tjere, poetin e kengeve Agim Docin dhe rektorin e Universitetit Europian te Turizmit, Prof. Dr. Salvatore Mesina, pohuan pjesemarrjen e larte te te rinjve jo vetem nga Shqiperia,por edhe nga trojet. Fituesit kryesore, ne menyre simbolike, do te emertohen "Ambasadoret e Kultures Bashkekohore Shqiptare". Iniciativa qe gersheton bashkekohoren me antiken dhe vendos ne qender te kesaj vere turizmin kulturor i perket Universitetit Europian per Turizmin ne bashkepunim me rrjetin e Ministrive MKTRS, te Arsimit dhe Ministrise se Puneve te Jashtme, se toku me prefekturen dhe bashkine e Fierit dhe festivalin nderkombetar te Apollonise.
Pastaj skena eshte e gjitha per konkurruesit finalistet qe jane ne emocionet e fundit te konkurrimit. Instrumentistet nga Lezha, Fieri, Tirana sjellin kenge te Beatles dhe shkallet e Odeonit mbushen me ovacione dhe duartrokitje. Pastaj eshte radha e kengetareve fitues ne finale e madhe, kercimtareve dhe interpretuesve te fjales.
Nje pjesemarrje e jashtezakonshme e publikut, ku organizatoret theksojne nje pjesemarrje te rreth 10 mije spektatoreve ne datat 6-9 maj 2010 dhe ku Agjencia Kombetare e Lajmeve NOA ishte sponsore mediatike e evenimentit.