Nënë Tereza100 portretenë një
TIRANË- Njëqind portrete në pikturë të Nënë Terezës, që pasqyrojnë gjithë etapat e jetës së bamirëses shqiptare, nga fëmijëria deri në Lumturimin e saj… Të gjitha të realizuara nga piktori shqiptar nga Tetova Miftar Memeti, të cilat krijonin imazhin e një taboleje të vetme të nobelistes shqiptare.
Ekspozita e rrallë e titulluar “Me dashuri për Nënë Terezën”, u prezantua të premten në mbrëmje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në prani të shumë të ftuarëve, në vijim të aktiviteteve në kuadrin e “Vitit të Nënë Terezës”, i shpallur i tillë në 100 vjetorin e lindjes së bamirëses shqiptare.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet edhe Kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, njëherazi Presidente e Fondacionit kulturor “Nënë Tereza”, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zv/kryeministri Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, etj.
Piktori Memeti, duke vlerësuar figurën e Nënë Terezës, u shpreh se “figurën e bamirëses së madhe shqiptare e kam krahasuar me nënën time”. “Kam dashur të tregoj dashurinë ndaj nënës sime dhe nuk gjeta figurë më të madhe se Nënë Tereza”, tregoi piktori Memeti, i cili ka punuar gjatë për këtë ekspozitë, sikurse ka botuar dhe një libërth të titulluar “Nënë Tereza për të varfërit”, ku ka gërshetuar thëniet emblematike me pikturat që pasqyrojnë jetën e saj nga fëmijëria e hershme.
Për znj. Liri Berisha ekspozita e piktorit Memeti është e veçantë. “I frymëzuar nga jeta, vepra, dashuria e sakrifica e nënë Terezës, Memeti na sjell 100 piktura të jetës dhe veprës së bamirëses shqiptare. Do ta shikoni atë si gonxhe e veshur me kostumin kombëtar. Diku tjetër si fetare e përkushtuar, e diku tjetër në Kalkuta... e në fund do ta shikoni atë si një shenjtore të vërtetë”, tha znj. Berisha.
Ekspozita, vlerësoi më tej ajo, mendoj se ka një vlerë të veçantë, pasi vjen me një lloj risie. Përmes 100 pikturave që ka realizuar, Memeti ka krijuar një portret të madh të Nënë Terezës.
Njëqind portretet-piktura të shqiptares Gonxhe Bojaxhi, të realizuara nga piktori tetovar Miftar Memeti, edhe ishin stampuar nga artisti.
Secili prej të ftuarëve në aktivitetin e organizuar sot nga Fondacioni “Nënë Tereza”, në mënyrë simbolike vendosi nga një portretet (kartolinë), brenda një tabloje gjigante të vendosur në krahun e majtë të tablos reale, në një kënd të Muzeut Historik Kombëtar.
Portretin e Nënë Terezë që mbante numrin 23, e vendosi Kryeministri Sali Berisha, ndërsa piktori Miftar Memeti, vendosi portretin e fundit duke plotësuar kësisoj mozaikun e plotë, duke formuar sërish një pikturë të vetme të Nënë Terezës.
Ekspozita e prezantuar sot në Tiranë do të qëndrojë e hapur edhe nesër dhe më pas do të “udhëtojë” drejt Shkupit ku edhe do të çelet në datën 25 gusht.
Në të gjithë trevat shqiptare viti 2010 është shpallur si viti i Nënë Terezës, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së saj.
Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza u lind në Shkup, në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptare. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare "për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit". Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.
Nëna e saj superiore në Dublin dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo. Dhe në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhëri. Motra Agnes bëhet atëhere Nënë Tereza për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux dhe vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Nga ajo kohë iu dedikua tërësisht të varfërve.
Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.
"Shenjtore e të varfërve", Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.
Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj.
(d.b/ATA/BalkanWeb) Lidhje te tjera Koncert jubilar për ditëlindjen e Nobelistes