E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema, Zholi:Do realizoj një filmdashurie në Bosnje

SARAJEVE- Aktorja e Hollivudit, Anxhelinë Zholi, ka bërë të ditur se planifikon një film romantik, që do të xhirohet në Ballkan.

Deklarata u bë gjatë vizitës së palajmëruar të Zholisë në Sarajevë, në cilësinë e “Ambasadores së Vullnetit të Mirë” për UNHCR-në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Filmi- citohet të ketë thënë Zholi gjatë qëndrimit në Sarajevë – është një histori romantike që zhvillohet gjatë luftës në Bosnje ((1992-1995). Një cift që takohet para konfliktit dhe pasojët e luftës në marrëdhëniet e tyre.

Sipas aktores, e cila do të qëndrojë në kryeqytetin boshnjak për tre ditë të tjera, nuk bëhet fjalë për një film për luftën dhe nuk do të përmbajë deklarata politike.

Filmi do të përfshijë vetëm aktorë nga grupe të ndryshme etnike në ish- Jugosllavi. "Dua të përfshij sa më shumë njerëz të rajonit të jetë e mundur“- ka deklaruar aktorja amerikane Anxhelina Zholi.
(s.g/ANSA/balkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›