Kajro, "Vazo me lule"piktura e Van Gogutzhduket nga muzeumi
KAJRO- Piktura e Van Gogut e titulluar “Vazo me Lule” në vlerën e 50 milionë dollarëve është vjedhur të shtunën në mbrëmje në muzeun e Kajros. Fillimisht u tha se dy shtetas italianë u arrestuan në aeroportin e Kajros dhe se ishte gjetur dhe piktura, por ministri egjiptian i Kulturës, Farouk Hosni tha se piktura vazhdon të konsiderohet si e humbur. Ndërsa dy italianët janë lënë të lirë.
Agjencia e lajmeve ANSA tha se dy italianët ishin pjesë e një grupi vizitorësh të muzeut.
Kjo është hera e dytë e vjedhjes së një pikture të Van Goigut nga i njëjti muzeum. Herën e parë ka ndodhur në vitin 1978, pikturë që u gjet dy vite më pas në Kuvajt.
Policia ka nisur kërkimet nëpër aeroportet dhe portet detare dhe paralelisht me të ka nisur hetimet dhe prokuroria publike.
Agjencia e lajmve AFP bën të ditur se piktura ishte vjedhur duke u prerë nga korniza e saj, ndërkohë që kamerat e sigurisë kishin kohë që nuk funksiononin.
(s.g/BalkanWeb)