Nënë e bijë: Kjo foto është shumë etike për shkollën
Share

Një adoleshente dhe nëna e saj në SHBA kanë organizuar një protestë pasi shkolla e mesme nuk pranoi që një foto e vajzës të përfshihej në polifoton vjetore të shkollës.
Sydney Spies, 18 vjeç, organizoi protestën pasi asaj iu tha se fotoja që kishte dërguar nuk respektonte kodin e veshjes së shkollës.
Por vajza tha se kishte përzgjedhur atë foto për shkak se përfaqësonte më së miri personalitetin e saj. Të dyja, nënë e bijë, dolën në protestë përpara shkollës me pankarta ku kërkohej liri shprehje. Çështja mund të shkojë në gjykatë, kurse shkolla nuk ka bërë asnjë koment për mediat.

Sydney ne qender dhe e ema djathtas
