E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët e krishterë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar edhe në Shqipëri me ritualin  e përvitshëm të hedhjes së kryqit në ujëra. Kjo ditë e shënuar për besimtarët e krishterë lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan, dhe shënon po ashtu fillimin e misionit të tij për shpëtimin e mbarë njerëzimit.

Qindra besimtarë janë mbledhur sot pranë ujërave të Portit të Durrësit ku është mbajtur edhe rituali i hedhjes së kryqit, i cili nxirret nga uji nga personat që hidhen për ta kapur.

Këtë viti kryqi u mor nga një student i inxhinierisë, 22-vjeçari Fatjon Bushi. Dita e Ujit të Bekuar simbolizon lajren e mekatëve të njerëzimit duke shënjteruar në mënyrë simbolike ujërat.

Kjo ditë është kremtuar edhe në qytetin e Korçës, e cila ka nisur me mbajtjen e meshës tradicionale në katedrale nga Mitropoloiti i Korçës imzot Johani. Më pas ceremonia ka vijuar me hedhjen e kryqit në shatërvanin përballë katedralës së Korçës.

Edhe pse në temperatura nën zero gradë shumë të rinj janë hedhur në shatërvan për të kapur kryqin. 26-vjeçari Gentjan Gora është personi i cili nxorri kryqin nga uji i shatërvanit.

Sipas ritëve fetare shumë besimtarë të krishterë bekojnë shtëpitë e tyre pikërisht me ujin  e mbushur nga vendi ku çdo 6 janar hidhet kryqi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Festat, Janullatos uron besimtarët e krishterë Tiranë- Besimtarët e Krishterë janë uruar me rastin e Krishtlindjes...
  2. Kosovë, besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet Në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë, besimtarët e fesë katolike...
  3. Vrasja në Korçë, arrestohen 2 vëllezër Korçë – Policia ka arrestuar dy vëllezër të cilët mendohen...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›