Me leje? Dua të martohem!
Më shumë se sa vetë të miturit janë të rriturit që kanë pranë që i shtyjnë në martesë. Rasti i fundit dhe që u bë bujë në media është ai që ndodhi në qytetin e Korçës ku një vajzë 11-vjeçare u rrëmbye nga të afërmit e një djali 15 vjeç. Gjendja u bë problematike për të afërmit e vajzës. E denoncuan ngjarjen në polici dhe për rrëmbyesit nga ana e djalit është nisur një hetim në gjendje të lirë. Por këta nuk janë të vetmit që martohen në këtë moshë fëmijënore. Ky fenomen është i theksuar sidomos te komuniteti rom që jeton thuajse nëpër të gjithë periferitë e qyteteve shqiptare. Sociologjikisht, mosha e adoleshencës është moshë e formimit të personalitetit, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psiko-mental, intelektual apo dhe të pjekurisë për të marrë përgjegjësi. Por ja që këta të rinj nuk e mendojnë dy herë. Dashuria e parë u ka hedhur lakun dhe në këtë mënyrë kërkojnë që lidhjen e tyre ta bëjnë zyrtare.
Në listën e gjyqeve për shqyrtim gjatë këtij viti çiftet më “fringo” kanë bërë kërkesën e tyre pranë institucionit të drejtësisë të kryeqytetit për t’u lidhur në martesë. 11 prej tyre me dokumente në dorë i janë drejtuar këtij institucioni. Kjo vjen pasi mosha nuk e lejon që të martohen normalisht pranë zyrës së gjendjes civile. Legjislacioni në fuqi i detyron që fillimisht duhet të vendosin togat e zeza dhe vetëm pas kësaj çifti mund të vendosë unazat në institucionin e bashkisë. Burime nga Gjykata e Tiranës bënë të ditur se një nga problemet më të rëndësishme që i shtyn këto vajza për të bërë kërkesën për lejimin e martesës, është se pjesa më e madhe e tyre janë shtatzëna me partnerin që kërkojnë të martohen.
Të gjitha vajzat që kanë bërë kërkesën për lejim martese në Gjykatën e Tiranës janë nën moshën 18 vjeçe. Pjesa më e madhe e tyre janë të datëlindjes 1995-1996 dhe janë banuese në kryeqytet e nga fshatrat përreth. Sipas Kodit të Familjes nuk lejohen lidhjet e martesës ndërmjet një vajze dhe një djali nën moshën e përcaktuar. Por bashkëjetesa e një çifti adoleshentësh sjell më pas edhe një fëmijë. Është pikërisht ardhja në jetë e një foshnje e cila vërtetohet dhe në bazë të ekografisë obstetrike të lëshuar nga mjeku gjinekolog, të cilat paraqiten përpara togave të zeza. Kështu, fakti i pritjes së fëmijës nga ana e çiftit bën që gjykata të lejojë lidhjen e martesës. Kjo dhe në referim të nenit 7/2 të Kodit të Familjes, ku parashikohet se: Gjykata e vendit ku lidhet martesa për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën përpara kësaj moshe.
Shtatzëni për tu martuar
“Jam shtatzënë, dua të martohem!” Të gjitha kërkesat për leje martese vijnë me këtë motivacion në Gjykatën e Tiranës. Për vitin 2011 pranë sekretarisë së organit gjykues u paraqitën 11 kërkesa për lejim të lidhjes së martesës. Pasi këta të mitur ende në moshë të vogël nuk mund të martohen pranë zyrave të gjendjes civile përkatëse. Për të gjitha kërkesat gjykata është treguar bujare dhe i ka pranuar duke i dhënë kështu të gjitha çifteve lejen për t’u martuar.
Sipas Kodit të Familjes…
Neni 7
Mosha e lidhjes së martesës
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa për shkaqe me rëndësi mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.
Rastet kur i drejtohen gjykatës tu japë vendim për tu martuar nën këtë moshë zakonisht kanë shkak shtatzëni të padëshiruar në moshë të vogël ose martesë me arsye emigracionin.
Psikologia: Martesat e të miturve? Nuk funksionojnë!
Lediona Asabella është psikologe pranë një shkollë të mesme në kryeqytet. Ajo flet se çfarë ndodh me të rinjtë që vendosin të lidhen në martesë në moshë të mitur dhe bën një analizë më të detajuar për këtë problematik.
Nga ana psiko-emocionale, seksuale, fizike, personat nën 18 vjeç quhen fëmijë dhe nuk janë gati të martohen apo të sjellin në jetë një fëmijë e të krijojnë familje e të kujdesen për të.
Vetë ligji shqiptar e quan fëmijë një individ 0-18 vjeç dhe duhet të jetë prindi kujdestar për veprimet dhe pasojat e veprimeve të tij. Prandaj është tepër logjike të mendosh si absurditet shumë të madh martesën e një vajze 11 vjeçe me një djalë 15 vjeç ose qoftë një vajze 15 dhe një djalë 18 vjeç, pasi ata janë ende duke përjetuar tranzicionin e adoleshencës. Në këtë moshë ata sapo kanë kaluar pubertetin, e cila është periudha që ndan fëmijërinë e hershme me adoleshencën – mosha ku fillon të arsyetosh dhe ndodhin ndryshimet fizike (rritja e qimeve, trashja e zërit, ndryshimi i organeve seksuale etj).
Njihet botërisht se adoleshenca është mosha e ndryshimeve të mëdha dhe e njohjes së vetes gjatë të cilës fëmijës (adoleshentit) i duhet ndihmë ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme e jo më ti shtojë vetes përgjegjshmëri të tilla për të cilat nuk është absolutisht i përgatitur.
Martesa kërkon përkushtim, përgjegjshmëri, marrëdhënie të konsoliduar, aftësi të ndryshme të cilat një adoleshent nuk i ka në zotërim. Nëse nuk u lejojmë fëmijëve të kalojnë me sukses stadin e fëmijërisë dhe adoleshencës dhe i bëjmë burrë dhe grua apo mami dhe babi kaq shpejt, kemi përshpejtuar një proces evoluimi i cili do të sjellë pasoja negative në të ardhmen. Sigurisht që kjo “martesë” nuk ka shanse të funksionojë normalisht, pasi të dyja palët nuk janë gati për funksionimin e saj.
Nëse gjykata jep leje për martesë nën 18 vjeç për arsye shtatzënie, atëherë duhet marrë parasysh se vajza minorene do ketë nevojë për ndihmë për ta rritur fëmijën dhe për të kaluar depresionin post-partum që kalon çdo grua që sjell në jetë një fëmijë. Në rastin e vajzës minorene, ky depresion mund të jetë me probleme e simptoma me të vështira për tu përballuar. Rreziku që ata të ndahen shumë shpejt ekziston, pasi ata janë duke përjetuar një fazë shumë të vrullshme hormonale dhe si e tillë vendimet e marra me shpejtësi dhe mund të kthehen mbrapsht me shpejtësi.
Problemi më i madh i kësaj martese është vetë lidhja, e cila nuk është një lidhje normale mes dy të rriturish si duhet të jetë dhe si e tillë mund të priten anomali sociale nga më të ndryshmet. Lidhur me faktin se kush e ka më tepër problem, djali apo vajza – unë duhet ti referohen statistikave sipas të cilave vajzat janë ato që bëjnë më tepër kërkesa në gjykatë për martesë dhe në moshë shumë të vogël dhe problemi i shtatzanisë në këtë moshë dëmton drejtpërdrejt vajzën – pasi është një fëmijë që do sjellë në jetë një fëmijë tjetër. Vajza me anë të statistikave piqet dhe maturohet më shpejt, rreth 2 vjet më herët se djemtë, por konsideruar një minorene 15 vjeçe edhe shtatzënë nuk mund të mos mendosh pasojat negative psikologjike dhe fizike tek ajo, ndërkohë që për djemtë problemi mund të jetë traumë e fortë psikologjike, por më e përballueshme. Vajzat kanë natyrë emocionale dhe si të tilla janë më të ndjeshme dhe do ta kenë më të vështirë të përballojnë ndjenjën e fajit për “gabimin” e kryer.
Studimi
Nënat-fëmijë, më të prirura ndaj sëmundjeve mendore
Kërkimet më të fundit të Qendrës për Varësinë dhe Shëndetin Mendor në SHBA tregojnë se femrat të cilat martohen që në moshën e adoleshencës kanë më tepër mundësi të preken nga sëmundjet mendore sesa femrat që martohen në moshë të rritur. Studimi u publikua në çështjet e pediatrisë. Në studimin e parë të këtij lloji shkencëtarët shqyrtuan statistikat e Vëzhgimit Kombëtar Epidemiologjik mbi Alkoolin dhe Çështjet e Varësisë të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjetën një tenden
