Nene e bir vrasin kusheririn pas sherrit
Peqin- Nene e bir vrasin kusheririn e tyre pas nje sherri per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Karine te Peqinit diten e 2 janarit te ketij viti. Hamdi Zeka, 27-vjec dhe nena e tij Shyqe Zeka, 58-vjece, kane ekzekutuar me arme zjarri Nuhi Zeken, 60-vjec. I moshuari eshte vrare prane oborrit te shtepise se tij. Burime zyrtare te policise thane se mes paleve ka pasur nje konflikt per motive banale, i cili me pas ka degraduar ne perdorimin e armes se zjarrit. Hamdi dhe Shyqe Zeka kane qelluar me arme ndaj Zekes, i cili eshte derguar nga familjaret dhe te afermit ne spitalin e qytetit te Lushnjes. Por plaga ka qene fatale dhe ai ka gjetur vdekjen. Policia eshte vene ne kerkim te autoreve menjehere pas krimit. Pas disa oresh uniformat blu arrestuan te dyshuarit Hamdi Zeka dhe nenen e tij Shyqe Zeka, ndaj te cileve eshte ngritur akuza e "vrasjes ne bashkepunim". Nga hetimi i kryer ka rezultuar se mes te afermve kishin nisur prej muajsh mosmarreveshje qe dyshohet se kane pasur si shkak pronesine.
F. Salliu
F. Salliu