E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumb pas koke emigrantit

Korce- Nje emigrant ne Greqi i sapoliruar nga burgu pas denimit te vuajtur per trafik droge eshte gjetur i ekzekutuar me plumb pas koke mbremjen e se shtunes, 9 dite pas zhdukjes nga shtepia. Policia tha se behet fjale per nje atentat mafioz, ndersa nje telefonate anonime njoftoi per gjetjen e trupit te 25-vjecarit Pellumb Collaku ne afersi te rruges kombetare Korce-Voskopoje, vendi i quajtur "Kthesa e Voskopit". Viktima eshte banues i lagjes nr. 6 te qytetit te Korces, nderkohe qe deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar per krimin.

Trupi i viktimes ishte hedhur ne disa shkurre ne pjesen e siperme te rruges. Nga ana e policise u rrethua vendi per te kryer keqyrjen e kufomes dhe identifikimin, pasi per shkak te bores se madhe dhe temperaturave te uleta, trupi ka qene i ngrire. Fillimisht u mendua se behej fjale per ndonje aksident automobilistik, por disa ore me pas u be e mundur te identifikohej viktima Pellumb Collaku. Burime zyrtare thane se 25-vjecari figuronte i zhdukur qe prej 26 dhjetorit, kurse denoncimi nga familjaret eshte bere tre dite me pas. Babai i viktimes, Gurali Collaku, ka kerkuar ndihmen e uniformave blu, duke treguar per hetuesit se diten e fundit i biri ishte larguar nga shtepia pa u thene asnje fjale. Ekspertet konstatuan se i riu eshte ekzekutuar me nje plumb pas koke, qe i ka sjelle edhe vdekjen e menjehershme.

Policia beri dje te ditur se ka ngritur disa pista per motivet e krimit te ndodhur midis dates 26 dhjetor te vitit te kaluar dhe dites se shtune. Gjate hetimeve te kryera ka rezultuar se Pellumb Collaku ka pasur probleme me drejtesine para se te vritej dhe se ka qene i proceduar ne Greqi. Pista kryesore eshte ajo e hakmarrjes per konfliktet e vjetra te mbartura qe viktima ka pasur me persona te tjere. Shkaku kryesor mbetet aktiviteti i trafiqeve dhe prishja e ndonje pazari, pasi 25-vjecari figuron i denuar per transport e shperndarje narkotiku ne Selanik. Policia ka marre ne pyetje dhe disa persona me te cilet viktima ka kontaktuar para se te largohej nga shtepia, emrat e te cileve nuk behen te ditur per shkak hetimesh.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›