Shperthen bombola, vdes 33-vjecari
Vlore- Viti 2009 ka nisur me nje ngjarje tragjike te ndodhur ne lagjen "28 Nentori" te qytetit te Vlores mbremjen e 2 janarit. Nje zjarr i rene ne katin e katert te nje pallati ka shkaktuar vdekjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri. Fillimisht u dyshua se zjarri ishte aksidental, por me vone policia hodhi dyshime se behej fjale per nje vetevrasje pasi viktima bashkejetonte me nje vajze 25-vjecare qe mbeti e plagosur rende. Shperthimi i nje bombole gazi shkaktoi vdekjen ne spital te 33-vjecarit Daut Selimaj dhe demtimin e Klodiana Hoxhes. Zjarri ka perfshire menjehere dhomen e ndjenjes ne banese ndersa dy personat qe jetonin me qira aty prej nje viti nuk kane mundur t'i shpetojne flakeve. Ka qene nderhyrja e zjarrfikeses qe ka evituar shkrumbimin teresor te baneses. Dy te lenduarit jane transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por mengjesin e se shtunes 33-vjecari Duat Selimaj ka nderruar jete si pasoje e djegieve te shumta ne pjese te ndryshme te trupit. Klodiana Hoxha eshte ende ne gjendje kritike per jeten.
O.H.
O.H.