Nënë me rregulla ushtarake
Nga Express më 26 maj 2011 në ora 09:15
Angelina Jolie është një nënë me rregulla ushtarake.
Fituesja e çmimit Oskar që ka gjashtë fëmijë – duket se është e përgatitur edhe me këshilla të rrepta për familjen e saj kur gjërat nuk shkojnë në rregull.
“Ajo është paksa nomade dhe i ka të gjitha gjërat në dorë kur është puna për të rregulluar ndonjë problem. Është nënë ushtarake”, tha partneri i saj, Brad.