E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përzihet nëpër “evente”

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 09:18

Këngëtares Bleona Qerreti duket se ia ka ënda që të shkojë nëpër ngjarje të mëdha muzikore që ndodhin në Shtetet e Bashkuara.

Këngëtarja, e cila për momentin është duke jetuar në SHBA, është parë në ngjarje të rëndësishme muzikore të MTV’së. Ajo kishte bërë disa fotografi me disa artistë të njohur të Hollywoodit dhe kishte marrë pjesë në Grammy Awards.

Përderisa në këtë “event” ka qenë e pranishme nga shqiptarët, por me ftesë, Kristinë Elezaj.

Bleona nuk dihet ende se si e ka marrë pjesë në këtë ngjarje pasi që nuk janë dhënë shumë detaje, ndërkaq Bleona kohëve të fundit u pa edhe në një “event” tjetër.

Është fjala për Billboard Music Awards, që u zhvillua në Las Vegas dhe ku kanë kënduar yjet botërore të muzikës, si Beyonce, Rihanna, Britney Spears etj.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe Bleona kishte zgjedhur një fustan të shkurtër në ngjyrë të kuqe, që nxirrte në pah linjat e saj perfekte. Kishte preferuar një look natyral, larg ekstravagancës së dikurshme.

Ndërkaq, për sa i përket krijimit të ndonjë hiti të ri, Bleona vazhdimisht thotë se është duke u përgatitur për të kënduar një hit të ri. Mirëpo, ajo tani thotë se është duke u përgatitur për të kënduar më mirë vokalisht.

Ajo ka thënë se po punon me Mariane welth, që ka qenë edhe mësuesja e zërit për këngëtaren Celine Dion, Seal, etj, për ta ushtruar zërin e saj.

Premtoj album anglisht

Këngëtarja në të njëjtën kohë ka thënë se po punon për të realizuar një album anglisht, përderisa gazeta “Standard” e Shqipërisë shkruan sot se ajo do të bëjë disa këngë edhe me kompozitorin Justin Timberland. “Synimi është që të realizoj 2-3 këngë me grupin e Timberlandit, që përfshin edhe Ryan Tederin, vokalistin e ‘Too late to apologise’, që ka kompozuar edhe këngën ‘Halo’ të Beyonce”. Kështu kishte thënë Bleona, para disa muajve, por përpos një këngë që i shitet në iTunes, kanë kaluar disa muaj dhe asgjë të re nuk ka nga këngëtarja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›