Neni 117 Si trajtohen fletet e pavlefshme

Perfundimi i numerimit te votave per kreun e bashkise me te madhe ne vend shton interpretimet per shpalljen e fituesit te zgjedhjeve pas gjetjes ne kutite per keshillat bashkiake dhe ato per kryetar te njesive vendore, flete votimi per kandidatet per kreun e bashkise se Tiranes. Keto flete sebashku me fletet e vlefshme dhe ato te pavlefshme pritet t’i nenshtrohen interpretimit juridik te percaktuar ne Kodin Zgjedhor.
Sipas ligjit zgjedhor “vota te vlefshme jane vetem fletet e votimit ne te cilat eshte votuar qartesisht vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit në fletën përkatëse të votimit".
E njejta dispozite ligjore e kodit zgjedhor parashikon njekohesisht tete raste te cilat bejne nje flete votimi, vote te pavlefshme.
“Vota të pavlefshme janë fletët e votimit ne rastet kur fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja; kur asaj i mungojnë vulat e parashikuara në kodin zgjedhor. Ne rastin kur në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur vlerësimin e votës; kur në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të caktuara zgjedhore; kur është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit; kur nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit; dhe kur nuk është e qartë se për kë është votuar; ose zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit”.
Keto raste perbejne edhe pretendimet e kandidateve apo subjekteve politike ne ankimet e tyre drejtuar KQZ, kunder vendimeve te KZAZ, te cilat sipas ligjit zgjedhor duhet ta ushtrojne kete te drejte brenda tre diteve nga shpallja e vendimit. Pas vendimit te KQZ mbi pretendimet ne fjale do te jete Kolegji Zgjedhor i cili do te shprehet me forme te prere dhe perfundimtare.
Harbi Aliaj