Ambasadori i BE-se takim me Ristanin. Sequi Mbeshtetje per institucionet

Bashkimi Europian vlerëson procesin zgjedhor të 8 Majit si një test në përparimin europian të Shqipërisë, ndërsa shpreh besimin tek insitucionet. Deklarata është bërë nga ambasadori Ettore Sequi në përfundim të një takimi rreth 30 minuta me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani.
”Nje nga fjalët magjike për Bashkimin Europian është procesi në tërësi. Kam besim se procesi do të ketë karakter demokratik. Për ne është i rëndësishëm procesi si një i tërë dhe ky proces ka disa faza. Përsa i përket Bashkimit Europian mund të nënvizoj dy gjëra: Së pari, i konsiderojmë zgjedhjet si një test i rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Një fjalë tjetër e rëndësishme janë institucionet. Ne i mbështesim institucionet dhe kemi besim se institucionet janë dhe do të jenë në gjendje të funksionojnë me profesionalizëm” tha Sequi.
Takimi Sequi- Ristani, u zhvillua në ambjentet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, para mbledhjes për verifikimin e procesverbaleve të rezultateve te zgjedhjeve ne 11 minibashki në Tiranë.
Azhornuar së fundi ( e diel , 15 maj 2011 )