Vendimi per Tiranen Ristani Po presim procesverbalin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet te përllogarisë të gjitha rezultatet e shënuara në procesverbale për të dhënë edhe rezultaltatin përfundimtar për bashkinë e Tiranës. Në fillim të mbledhjes së sotme, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj kërkoi që KQZ të përfundojë hedhjen e të dhënave sa i përket rezultateve të 11 minibashkive, të bëjë llogaritjet përfundimtare dhe më pas tu shpërndahen palëve.
Me tej Ristani tha se do mblidhet tabela e rezultateve për gjithë KZAZ e Tiranës dhe me pas do te mund te kete nje rezultat perfundimtar.
Ndërkohë të dyja palët pretendojnë për fitoren e bashkisë më të madhe të vendit. Mazhoranca ka kontestime për rezultatin aktual, sipas të cilit kandidati socialist Edi Rama është në avantazh me 10 vota.
Sipas mazhorancës KQZ-ja ka përllogaritur gabim një prej procesverbaleve, me 12 vota diferencë. Por, pavarësisht kontestimeve të PD-së, kandidati Rama shpalli fitoren të shtunën pasdite, nisur nga rezultatet e mbledhura nga procesverbalet e 11 KZAz-ve në Tiranë.
Julian Kasapi