Neni i Shtyrjes

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka qenë i rreptë me gazetarët kur të hënën e pyetën rreth mundësisë së shtyrjeve të zgjedhjeve parlamentare.
I pari i SHBA’së në vend tha se ky është një debat fals, por ai nuk hezitoi të shfaqte mendimin e tij se shtyrja mund të ndodhë vetëm e vetëm që Presidenti i ardhshëm i Republikës të ketë kompetenca të qarta kushtetuese.
Këto deklarata, ai i bëri pas një takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, ku u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për ndihmë të gjithanshme të SHBA’së për Kosovën.
“Në njëfarë mënyre ky është një debat fals, një fushatë që po bëhet përpjekje që të nxitet përmes gazetës suaj (Koha Ditore) dhe gazetave të tjera”, i është drejtuar ai gazetarit të kësaj të përditshmeje.
“Në anën tjetër, mund të jetë edhe një debat i vërtetë, i cili del nga dëshira, vullneti i popullit”, ka shtuar ai, megjithatë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...