E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maraj: Ndihmoj për vrasjet e pasluftës

Maraj nuk i ndahet të qenit protagonist brenda javës, një përpjekje e tij që nisi me konferencën për media ku befasisht tha se nuk ka lidhje me shërbimet sekrete të partive.

Në një intervistë për Epokën e Re, Maraj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj për të zbardhur vrasjet e pasluftës, një çështje mjaft e rëndësishme kjo.

"Edhe më herët kam deklaruar se jam i interesuar të bashkëpunoj që gjithçka të bëhet transparente" ka thënë Maraj. Ai më herët akuzoi edhe disa figura politike e të shoqërisë civile ndërsa ka folur për marrëdhënie reale me SHIK-un, transmeton Indeksonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›