E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënkryetari i Grup Seksionit nga PD-ja e Berishës: Jap dorëheqjen nga të gjitha strukturat, por beteja nuk mbaron këtu!

Dedë Doda, nënkryetar i Grup Seksionit në Kashnjet të Lezhës, pjesë e grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha strukturat e partisë. Ai thotë se betejën do ta vazhdojë si anëtar i thjeshtë i kësaj force politike.

"E ndjej si përgjegjesi morale, si detyrim, por jo për t 'u strukur as terhequr ndaj bishës eger komuniste!

Jap dorëheqjen nga strukturat e PD, si nënkrytar i grup seksionit zona Kashnjet! Beteja ime nuk mbaron ketu, si anetar i thjeshtë i PD  do jem po ai  palodhur dhe i pamposhtur", shkruan në llogarinë e tij Dedë Doda.

[caption id="attachment_701779" align="alignnone" width="780"] Postimi ne rrjetet sociale i Dede DOdes[/caption]

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme edhe kryetari i PD në Shënkoll, Luigj Gjoka njoftoi dorëheqjen. Vendimi vjen pas rezultatit të zgjedhjeve në Shënkoll. Ai ka bërë fajtor për rezultatin e zgjedhjeve ish-kryeministrin Sali Berisha, së bashku me degën e Partisë Demokratike në Lezhë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›