Një grua për herë të parë në krye të Bulqizës, Belinda Balluku falenderon qytetarët që i besuan Festime Mjeshtrit
Zv/kryeministrja dhe njëherësh drejtuesja politike e Dibrës, Belinda Balluku ka falenderuar qytetarët e Bulqizës për besimin që i dhanë Festime Mjeshtrit në këto zgjedhje, për ta bërë atë qytetaren e parë të tyre. Ajo është kryebashkiakja e parë femër e Bulqizës.
Sipas Ballukut, kryebashkiakja e re do të nisë puna për realizimin e projekteve të premtuara qytetarëve të Bulqizës, dhe shprehet e bindur se Festime Mjeshtri nuk do t’i zhgënjejë.
“Më 14 Maj Bulqiza tregoi shumë. Për herë të parë bulqizakët i besuan një gruaje, duke hedhur poshtë dyshimet e shumë skeptikëve. Festa Mjeshtri , një vajzë e asaj zone mori përsipër një sfidë jo të lehtë, për të thyer një tabu. Për ditë më radhë udhëtuam në çdo cep të #Bulqizës, takuam e biseduam me çdo njeri duke kërkuar mbështetjen dhe qytetarët nuk na e kursyen.
Tani nis puna, për të bërë realitet ato projektet që qytetarët po presin dhe që jemi të bindur se nuk do ti zhgënjejmë, duke treguar se Festa ishte zgjedhja e duhur që e nesërmja të jetë më e mirë për të gjithë. Faleminderit për çdo votë", shkruan Belind Balluku në mesazhin e saj.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
