Nenpresidenti Biden SHBA te gatshme ti japin vize disidentit kinez Chen Guangchen

Nenpresidenti amerikan Joe Biden thote se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme ti japin menjehere vize disidentit kinez Chen Guangchen.
Ne nje interviste per rrjetin televiziv NBC nenpresidenti Biden tha se pret nga Kina qe te permbushe zotimin e saj per te lejuar disidentin Chen te vije si bashkepunetor shkencor prane Universitetit te New Yorkut. Ai tha se e ardhmja e disidentit te verber eshte ne Shtetet e Bashkuara.
Disidenti Chen e shoqja dhe femijet e tyre jane aktualisht ne nje spital ne Pekin ku ai po mjekohet per plaget qe mori kur po perpiqej te dilte fshehurazi nga arresti shtepiak 2 jave me pare.
Ministria e Jashtme e Kines tha te premten se zoti Chen mund te kerkoje te largohet nga vendi per studime ashtu si cdo qytetar tjeter kinez.