E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare

Greket vendosin sot per qeverine dhe parlamentin e tyre te ardhshem. Ata u jane drejtuar kutive te votimit ne nje situate kritike financiare e ekonomike per vendin pergjegjese per te cilen ata shohin klasen politike kryesisht dy partite kryesore partine socilaiste PASOK dhe ate konservatore Demokracia e Re.

Udheheqesi i Partise socialiste Evangelos Venizelos tha se Greqia nuk eshte si Franca dhe se nuk do te kete balotazh.

Qytetaret greke e dine se ne vendosim sot. Ne nuk do te kemi dy raunde votimesh ose thene ndryshe nje raund reaksioni dhe nje raund vendimitar. Ne folem sinqerisht me popullin grek ne iu thame te verteten. Qytetaret e njohin situaten ne detaje njohin problemet rreziqet dhe te ardhmen.

Ndersa kreu i partise konservatore Demokracia e Re Antonis Samaras tha

Sot populli grek po voton per te ardhmen e femijeve te tij per stabilitetin sigurine dhe drejtesine..

Kryeministri grek Lucas Papademos tha se populli grek votoi sot per te ardhmen e tij.

Ne votimet e sotme jane regjistruar rreth 10 milion votues greke te cilet votojne per 32 subjekte elektorale ne gare.

Pritet per tu pare nese zgjedhjet e sotme mund te japin nje rezultat i cili do te conte ne formimin e nje koalicioni qeveritar pasi ne te kundert greket duhen te kryejne edhe nje raund tjeter votimesh cka do te sillte shqetesim kryesisht tek  huadhenesit qe kane financuar ne kete vend.

Greqia pritet te ashpersoje masat finnaciare muajin e ardhshem per te siguaruar vazhdimesine e ndihmes ekonomike te institucioneve nderkombetare me qellim per te shmangur falimentimin financiar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›