E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkrimi i Lennon, 160 mijë dollarë

Një pankartë e nënshkruar nga ish këngëtari i Beatles, John Lennon është shitur për hiç më pak se 160 mijë dollarë në një ankand në Londër.

Nënshkrimi në të cilin shkruan “Bed Peace” ishte bërë në pankartë nga vet ylli i Beatles në protestën e tij për paqe teksa po qëndronte në një hotel me bashkëshorten e tij Yoko Ono në vitin 1969.

Pankarta u shit nga shtëpia e ankandeve Christie në Londër të martën te një ofertues anonim nga telefoni për një shumë prej 155 mijë e 600 dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›