E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Forumit Ndërkombëtar "Kosova-një mundësi energjetike"

Prishtinë, 12 shtator, NOA Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Konfindustrisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës/KEK për organizimin e Forumit Ndërkombëtar "Kosova-një mundësi energjetike", që do të zhvillohet në Prishtinë në datat 5-6 tetor 2009.

Kjo marrëveshje u nënshkrua ndërmjet Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku dhe Drejtorit Menaxhues të KEK Arben Gjukaj.

Kjo marrëveshje është e para në llojin e saj në Kosovë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropen juglindore.
Në forumin që do të zhvillohet në Prishtinë në datat 5-6 tetor do të marrin pjesë kompanitë private dhe publike më të rëndësishme europiane dhe botërore të prodhimit, rrjeteve të transmetimit, menaxhimit dhe teknologji të energjisë elektrike.

Pjesë e këtij forumi do të jenë dhe ministra të energjetikës, ekonomisë dhe financave nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme financiare dhe bankare ndërkombëtare si KFW, Banka Botërore, FMN, etj.

Gjithashtu pritet të paraqiten edhe projektet në zbatim dhe të parashikuara për përfshirjen dhe shfrytëzimin e rrjetit energjetik të Kosovës në sistemet rajonale dhe evropiane.

Vend të rëndësishëm në Forum do të ketë paraqitja e reformave të rëndësishme institucionale dhe ligjore të kryera nga Qeveria e Kosovës e domosdoshme për zbatimin e projekteve energjetike dhe tërheqjen e investitorëve të huaj dhe financimeve ndërkombëtare.

Ky forum ka si qëllim të nxjerrë përpara investitorëve mundësitë e shumta natyrore të Kosovës dhe njëkohësisht projektet konkrete për prodhimin e energjisë elektrike.

f.sh/NOA 

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›