Një tërmet i fiqishëm trondit Venezuelën
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, tronditi Venezuelën në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përhapur panik në kryeqytetin Caracas dhe duke shkaktuar të paktën shtatë të plagosur nga rrëzimi i disa shtëpive.
Tërmeti, një nga më të fuqishmit që godet pas shumë vitesh këtë vend të Amerikës së Jugut, u regjistrua rreth orës 20:10 GMT, bënë të ditur burime zyrtare. Lëkundjet e fuqishme shkaktuan gjithashtu edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa rajone të vendit.
Kreu i shërbimit të emergjencave civile, Luis Diaz Curbelo, deklaroi se lëkundjet e tërmetit ishin ndjerë pothuajse në të gjithë vendin, por shteti Falcon, në veriperëndim, ishte goditur më rëndë dhe për pasojë të paktën shtatë persona janë lënduar dhe disa shtëpi janë rrëzuar.
Instituti Gjeologjik Amerikan njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 36 kilometra në verilindje të Puerto Cabello, një nga portet kryesore të vendit anëtar të OPEK-ut. Ndërkohë në kryeqytetin Karakas, disa persona u lënduan lehtë kur mijëra blerës nxituan në panik të dilnin nga një prej qendrave më të mëdha tregtare. Televizioni shtetëror njoftoi gjithashtu për lëkundje të tjera në disa pjesë të vendit.