Lëvizja Vetëvendosje kundër marrëveshjes EULEX-Serbi, të hënën në demonstrata

Kosovë, 12 Shtator, NOA Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për shtyp është shprehur kundër marrëveshjes EULEX-Serbi.
Sipas aktivistëve të kësaj lëvizje, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, protokolli i bashkëpunimit policor EULEX-Serbi është përfitim i trefishtë i Serbisë.
Së pari, Serbia fiton informata shumë të vlefshme të natyrës policore.
Së dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh në zbatimin e 6 pikëshit.
Së treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbsë drejt liberalizimit të vizave.
Më tej ato vazhdojnë se pas këtij protokolli vijnë të paktën edhe dy protokolle të tjera: ai për gjyqësinë dhe ai për doganat dhe se kjo është vetëm një implementim i planit 6 pikësh të Ban Ki-moon dhe është vetëm një emërtim tjetër për planin e ish ministrit serb për Kosovën Slobodan Samarxhiq për ndarjen funksionale të Kosovës.
Gjithashtu Albin Kurti tha: Nuk bën që të fillojë java, të fillojë dita e parë e punës, të ngjajë e hëna sikur të mos kishte ngjarë asgjë të premten.
Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm.
Ne nuk mund të jemi assesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim. shtoi ai.
Por një nga pikat më problematike që shqetëson këtë lëvizje është se u anashkaluan institucionet e Kosovës në nënshkrimin e këtij protokolli.
Më tej aktivistët e Lëvizjes janë Shprehur se ato nuk janë kundër BE-së por kundër EULEX-it e protokolleve të tij që i shtojnë dhe i trashin lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë.
Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE-së në Kosovë të cilat thirren në sundimin e ligjit por kanë imunitet prej ligjit, thirren në transparencë por funksionojnë edhe në bazë të dokumenteve sekrete, thirren në llogaridhënie por nuk i japin përgjegjësi asnjë institucioni të Kosovës, thirren në demokraci por mbajnë fuqi ekzekutive arbitrare vazhdon me tej deklarata për shtyp e përfaqësuesve të kësaj lëvizje.
Gjthashtu ata janë shprehur se politikanët e Kosovës janë të korruptuar dhe për pasojë nuk mbrojnë interesat e popullit Kosovar.
Ata njoftojnë se do të hidhen ne demonstratë e cila do të zhvillohet të hënën në Prishtinë.
Në konferencën e sotme për shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, dolën në emër të 23 organizatave që u bënë bashkë për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi.
f.sh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")