Nenshtrimi i embel i femres
Letersi/ Dashuria dhe tragjizmi ne poezine e Myftar Gjanes. Poezite e dashurise jane sa te pranise aq edhe te mungeses ne to pervijohen kerkimet e pasosura te ndjesive nenshtrimi i embel i femres si dhe energjia mashkullore per dashurine
Ne kete shkrim do te bejme fjale per nje poet qe e shkruan poezine e tij pa buje pa rendur ne redaksite e gazetave apo te televizioneve apo pa e publikuar poezine e tij ne cdo faqe interneti qe i del perpara. Ky eshte poeti Myftar Gjana. Librin e pare me poezi Elipsi i humbjes ai e botoi ne vitin 1993 kur ishte 33 vjec ne moshen e Krishtit pra ne nje moshe te pjekur i rrahur me refuzimet e poezive ne redaksite e shtypit te regjimit komunist me refuzimin per shtate vjet te studimeve universitare me leximet e shumta qe e bene ta sfidonte ne heshtje regjimin e kohes por edhe duke biseduar ne konfidence me intelektuale dhe njerez mendjehapur per brutalitetin e atij regjimi.
Gjak e pupla para meje
si te ta varros gjakun pa trupin
shpend i lodhur pafajesie.
Me teper se per imazhin qe krijon autori reflekton edhe humbjet e veta qe ai ka deshire ti perserise shpesh ne poezine e tij. Qysh ne librin e pare poeti Gjana nuk ka frike te poetizoje me vdekjen ti afrohet natyrshem pa shume frike te mendoje pertej saj dhe te gdhende unin e tij poetik te pa shkaterrueshem nga ky fatalitet. Eumlshte me vend besoj te kujtojme shkurtimisht disa fragmente jetesore te poetit dhe njeriut Myftar Gjana. Ai ka qene nje nder drejtuesit e levizjes studentore te vitit 90 per rrezimin e komunizmit aktiv ne shtypin e fillimviteve 90 duke ngritur gazeten Kosova me nje theks te forte opozitar antikomunist qe arriti nje tirazh qe do te ishte i lakmueshem sot edhe per gazetat me te shitura. Pas librit te pare me poezi qe e permendem me siper ne vitin 1995 boton librin e dyte Sa nje pasthirrme kam jetuar te cilin e riboton me disa permiresime ne vitin 1997. Pastaj me zhgenjimet e demokracise si shume intelektuale shqiptare ai u terhoq gradualisht nga angazhimet politike duke mbetur lexues i vemendshem dhe krijues qe shkruan rralle si dhe perkthen e boton poezi ese dhe filozofi. Ne vitin 2006 poeti Myftar Gjana boton librin me poezi Njeriu ne sfere si dhe ngre shtepine botuese Princi ku ka botuar nje pjese te mire te veprave te Arshi Pipes te ketij studiuesi te shquar poeti dhe politologu qe beri emer ne Amerike por mbetet ende jo shume i njohur per lexuesin shqiptar te pasuar nga poete te tjere qe dolen nga erresira ne drite si Zef Zorba Primo Shllaku Muhamet Ademi etj.
Heshtjes se tij publike vitet e fundit do ti kujtonim vargjet poetike te librit te pare
Asnjehere sdo te flas
edhe po te kem ze
gjersa te kendojne papagajte.
Si e nderton poezine Myftar Gjana Poezia e tij i ngjan nje rrefimi poetik jo prozaik me gjetje qe vijne njera pas tjetres te ushqyera me kulturen e tij te gjere. Duket se ky autor priret drejt poezise moderne me varg te lire eshte ithtar i artit per art duke i hequr poezise funksionet shoqerore patriotike kombetare edukative etj. Ne poezite e tij ndihet se brendshmi fati i njeriut modern me se shumti i palumtur qe ai nuk e shpeton dot sado qe nganjehere perpiqet ta projektoje ne nje drite te re dhe tia heqe vellon e trishtimit. Poeti Agron Tufa shkruan per poezine e Myftar Gjanes Misteri i brendshem i qenieve dhe sendeve makthet e hijezuara metafizike te kujtimit dhe vdekjes ato regetima te dridhshme qe e shoqerojne castin dhe kohen si koncepte fantazmagorike perbejne filozofine e metafores se tij qe eshte e konceptuar ne lirike si nje arkitekture e trishte humbjeje nje elips qe feks verbueshem mundimshem dhe mjerisht pa fat Eumlshte thene gjithashtu se ne fillimet e veta poeti Myftar Gjana mori nga surrealizmi dhe ekzistencializmi por pastaj perpiqet te ndertoje poezine e vet te pangjashme me te tjeret bredh pa sforco ne boten e fiksionit me nje gjuhe te pasur poetike ku mbizoteron metafora.
Poezite e tij te dashurise mbeten per mendimin tim me te mirat e ketij poeti dhe nje arritje dhe vlere e pamohueshme ne poezine shqipe. Aty duket se poeti Gjana arrin harmonine e emocionit dhe mendimit ndjenjes dhe kumtimit reales dhe virtuales. Kur shkruan per dashurine poeti eshte konkret deri edhe ne emrin e se dashures Dona deperton ne ndjenjat dhe ne refleksin e veprimeve te te dashurve ne nje hapesire qe vibron nga terheqja e dy trupave me gjini te kundert apo qe plotesojne njeri-tjetrin. Ai sajon lutje dhe gjetje poetike duke ndertuar imazhe qe te mbeten ne mendje per vecanesine dhe thjeshtesine e tyre si ne poezine Lutje per diten e Shtune
Dhe lutem e lutem per ty
Tek mban kovat e renda me uje
Te shperthehen papritur ne rruge
Te mos te perkulet trupi i brishte.
Poezite e dashurise se Myftar Gjanes jane sa te pranise aq edhe te mungeses ne to pervijohen kerkimet e pasosura te ndjesive nenshtrimi i embel i femres si dhe energjia mashkullore per dashurine. Poeti i jep krahe fantazise qe rrok hapesira te pamata endet ne enderrimet e se shkuares dhe se ardhmes ne nje dialog te embel duke menduar te pa mendueshmen. Pavaresisht nga kjo menyre te shkruari lirshem per dashurine ka nota te forta tragjizmi ne keto poezi qe e bejne kete ndjenje te shkoje pertej jetes dhe pertej vdekjes. Perdorimi i antitezes ne shume poezi duket se sjell perbri gjithnje ndjenjat e kunderta qe e shoqerojne njeriun ne cdo hap te jetes dhe kjo eshte nje vecanesi e ketij poeti qe e zgjeron dimensionin e tij poetik.
Simbolika e disa poezive si Sharra e vetmise Nje mi i hirte trishtimi Zog i pavarr Dje vara veten per ty Kam nje kufome ne gjoks Sfinksi i kuq etj te kujtojne Migjenin por vetem si pikenisje sepse pastaj poeti reflekton ne pasqyra te ndryshme duke sjelle cdohere dicka te ndryshme qe nuk e shmang sidoqofte nuancen e zymte ku mund te kujtojme
Pas mesnatave ne gjume
Me tingullin e embel ne veshe
Brejtese dhe e padurueshme
Sharra e imet e vetmise
Kjo simbolike e vargut i jep atij thellesi force terheqese imagjinative dhe rendje ne navigimet e ketyre situatave poetike. Poeti ruhet nga tepria e figuracionit te vargut dhe perqendrohet tek forca e simbolit apo simbolikes qe rrezaton se brendshmi dhe se jashtmi. Fantazia e tij e pasur poetike ben qe ndertimi i poezive me nje simbolike te tille te mos behet monoton por ta shikoje objektin poetik nga kende dhe prerje te ndryshme.
Nje tjeter motiv qe e ka shoqeruar poezine e Myftar Gjanes eshte ai i rikthimit. Me kete motiv te vjeter sa bota poeti poetizon me kohen qe ka ndryshuar mjedisin pritjen qe rri pezull por me shume me pluhurin qe hedh koha mbi kokat dhe me shume mendjet e te dashurve dhe reflektimin e vegimit te ri mbi pasqyren e vjeter. Poeti udheton shume por poezia e rikthimit eshte me shume udhetimi dhe rikthimi i enderruar qe deshiron ti shohe gjerat ndryshe edhe nese kane mbetur sic kane qene.