Busti i Fan Nolit zbulohet ne Ibrik
Nje bust prej bronzi per shkrimtarin priftin dhe politikanin e njohur shqiptar Fan Stiljan Noli eshte vendosur ne Turqi per nder te 130-vjetorit te lindjes se tij. Sheshi Republika i qytetit te lindjes se Nolit Ibrik Tepe eshte bere nikoqir i skulptures se realizuar nga mjeshtri Andrea Demce raportoi Koha Ditore.
Demce i cili eshte perzgjedhur per te bere kete veper pas konkursit te hapur nga Galeria Kombetare e Arteve ka paraqitur Nolin ne moshen e tij te mesme. Vepren e tij realiste Demce e ka arsyetuar me faktin se ka dashur qe kur njerezit te qendrojne para ketij busti te mos vene ne dyshim se perballe kane Fan Nolin.
Ky eshte imazhi i tij me i njohur citojne mediat shqiptare skulptorin Demce. Per ceremonine e zbulimit te bustit qe me gjithe bazament eshte i larte 2 metra e 80 centimetra drejt Turqise kane udhetuar ministri shqiptar i Kultures Aldo Bumci studiuesi Nasho Jorgaqi dhe vete skulptori.
Kontributi i Fan Nolit i lindur me 6 janar te vitit 1882 eshte i pakrahasueshem ne shume fusha. Per 83 vjet sa ka jetuar Noli mbahet mend si historian politikan diplomat gazetar themelues i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare muzikolog perkthyes poet shkrimtar etj.
Ne fushen e politikes Noli erdhi ne Shqiperi per here te pare ne vitet 1913 si i diplomuar ne Universitetin e Harvardit. Perkrahu qeverine e Ismajl Qemajlit por nuk qendroi gjate. U kthye serish me 1920 per tu bere udheheqes ne luften per vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit te Qershorit me 17 qershor 1924 kunder feudaleve qe kryesohej nga Ahmet Zogu Fan Noli u vu ne krye te qeverise se Shqiperise. Gjate gjashte muajve ai drejtoi nje qeveri demokratike e cila u mundua te perballonte problemet politike dhe ekonomike te shtetit te ri shqiptar te cilat ishin mjaft te renduara. Por Zogu do te rikthehej ne pushtet ndersa Noli do te arratisej pergjithmone nga Shqiperia