Nëntë ministri shpallin 50 vende të lira për drejtorë, ja kriteret
TIRANË- Pas shtatë viteve në pushtet, Qeveria e djathtë ndjen mungesën e drejtorëve dhe specialistëve në 9 prej ministrive më të rëndësishme. Lëvizjet, largimet, shkarkimet apo edhe dorëheqjet në administratën publike kanë krijuar boshllëqe në disa prej departamenteve kryesore të këtyre ministrive. Departamenti i Administratës Civile përmes faqes në ëeb, njofton se aktualisht në 9 ministritë, gjenden vende vakante pune. Për ti fituar ato, të gjithë kandidatët duhet të zbatojnë protokollet e kërkuara, të dorëzojnë dokumentacionin, tu përmbahen afateve dhe rregullave të DAP. Më konkretisht të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të DAP, por mund të kërkojnë informacione edhe pranë institucioneve përkatëse. Bëhet fjalë për Ministrinë e Arsimit, e cila ka plot 13 vende bosh, mes të cilave dy drejtorë dhe 11 specialistë për arsimin. Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka 11 vende të tilla në kërkim të një drejtori, tre përgjegjësve për transportin urban si dhe 9 specialistë në fushën e telekomunikacioneve. Ministria e Financave ka lajmëruar 6 vende vakante, mes të cilave dy drejtorë, tre specialistë dhe një inspektor për menaxhimin e investimeve publike. Ministria e Punëve të Brendshme ka më pak vende vakante, vetëm 7 të tilla, një drejtor dhe 6 specialistë. Ministria e Mjedisit kërkon një drejtor dhe dy specialistë, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes është në kërkim të një drejtori në drejtorinë juridike, po kaq edhe Ministra e Drejtësisë. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka shpallur njoftimin për dy vende pune, një specialit dhe një drejtor. Të vetmet institucione që këtë herë nuk kanë publikuar tek DAP asnjë listë vendesh vakante janë Këshilli i Ministrave, Ministria e Integrimit, Ministria e Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë. Në faqen zyrtare të DAP, të gjithë të interesuarit mund të shohin nga afër kushtet e konkursit, doku-
mentacionin e nevojshëm dhe të gjitha kriteret që duhet të plotësohen për ta fituar një vend pune. Kjo është rubrika e Departamentit të Administratës Publike për shpalljet e vendeve të lira në ministritë e linjës dhe në Kryeministri. Kandidatet duhet të kenë parasysh se përveç plotësimit të kërkesave të veçanta të treguara në shpalljen e vendit të lirë, duhet të plotësojnë edhe kërkesat e përgjithshme të parashikuara në nenin 12 të ligjit nr. 8459, dt 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil": Mund të pranohen në shërbimin civil personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme: a) Të jenë shtetas shqiptare. b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar. c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës. d) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse. e) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi. f) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)