Juncker sot në Athinë, takim kritik me Samaras pasdite
Mbërrin sot në mesditë në Athinë kreu i Eurogrup dhe kryeministër i Luksemburgut, Jean Claude Juncker.
Pasdite në orën 17:30 ai do të takohet kokë më kokë me kryeministrin grek Antonis Samaras.
Takimi konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm dhe një shenjë paralajmëruese për takimet kritike që Antonis Samaras do të ketë me Angela Merkel dhe Francois Hollande, të premten dhe të shtunën.
Në takimin e sotëm, kryeministri Samaras do të paraqesë masat e marra nga qeveria greke dhe do të bëjë përpjekje për të bindur zotin Juncker se është i vendosur të përmbushë angazhimet. Në bisedime do të trajtohet gjithçka: Masat e dhimbshme që ka vendosur të marrë qeveria, privatizimet dhe ndryshimet strukturore, si dhe çështja e shtyrjes 2 vjeçare të programit të kredisë. Për këtë arsye, Juncker vjen në Athinë i shoqëruar nga një grup bashkëpunëtorësh të Eurogrupit.
Para kësaj vizite në Athinë, kreu i Eurogrup, ka shprehur disa herë qëndrimin e tij se Greqia nuk duhet të dalë nga eurozona dhe se ai vetë nuk beson se kjo do të ndodhë. Juncker e ka cilësuar daljen e Greqisë nga euro, një proces “teknikisht të mundur, por me rreziqe të pallogaritshme” dhe ka kritikuar të gjithë ata që shprehen për të kundërtën, duke theksuar se ndoshta Greqisë i duhet pak më shumë kohë.
Nëse Juncker bindet për synimet e Athinës, mund të ndikojë në klimën për Greqinë gjatë Samitit të tetorit të Eurogroupit, i cili është vendimtar për disbursimin e këstit të ndihmës prej 31.5 mld euro.
Pas takimit pasdite me kryeministrin Samaras, zoti Juncker do të vizitojë Muzeun e Akropolit dhe në mbrëmje në nder të tij, kryeministri grek do të organizojë një darkë.
Ndërkaq, presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, që pritet të takohen të enjten në Berlin, nuk pajtohen për mundësinë e dhënies së një ndihme të re Greqisë, pasi Gjermania është kundër një zgjidhjeje të tillë. Francois Hollande dhe disa vende të Europës Jugore do të ishin të gatshme t’i ofrojnë ndihmë të re Greqisë, me qëllim që kjo të mos detyrohet të braktisë eurozonën.
Ish ministri i jashtëm gjerman, Joska Fischer e akuzoi kancelaren Merkel se vepron mbi bazën e interesit kombëtar dhe jo në interes të Europës, në krizën e borxhit të eurozonës.
Lidhje te tjera Samaras: Nuk duam para të tjera, por ajër të marrim frymë