Neonazistët grekë u nxjerrin kthetrat gazetarëve:Çohuni në këmbë!

Neonazistët grekë, të cilët arritën të fitojnë 21 deputetë në zgjedhjet e së dielës që u mbajtën në Greqi, nuk humbën kohë për të treguar prirjet e tyre ekstremiste.
Në konferencën për shtyp të kryetarit të kësaj partie, Nikos Mihaloliakos, anëtarët e “Agimit të Artë” u kanë kërkuar gazetarëve të çohen në këmbë në momentin, që lideri i tyre do të hynte në sallë.
Në një mënyrë mjaft agresive, njëri prej anëtarëve u ka shpjeguar gazetarëve të pranishëm se ky veprim ishte në shenjë respekti ndaj kryetarit Nikos Mihaloliakios.
Megjithë reagimin e gazetarëve, ekstremistët e “Agimit të Artë” nuk kanë lënë shumë vend për diskutim.
Ata u kanë thënë gazetarëve të dalin jashtë nëse nuk dëshirojnë të zbatojnë këtë urdhër.