Zgjedhjet serbe në Kosovë, kryeson koalicioni i Daçiç

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të këtij vendi në Kosovë, kanë votuar 30.13 për qind e qytetarëve serbë me të drejtë vote.
Sipas po të njëjtit burimi, me 93.3 për qind të votave të numëruara nga 90 vendvotime në Kosovë, më shumë vota ka marrë koalicioni që udhëheq Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiç, me 20.43 për qind.
E dyta radhitet Partia Demokratike e Boris Tadiç, me 19.9 për qind të votave, ndërsa pas saj është Partia Progresive Serbe me 19.79 për qind të tyre.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë u organizuan nga OSBE-ja. Ndërkaq me të drejtë vote ishin rreth 109 mijë serbë.