E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga e gatshme për proçesin kundër Mladiç

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, deklaroi se Haga është e gatshme për procesin gjyqësor kundër Ratko Mladicit, ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjës, i akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje.
 

“Edhe përkundër lajmeve të mira se nuk kemi më të arratisur, ende mbetet puna e rëndësishme që duhet bërë. Edhe më tutje kërkojmë bashkëpunimin e shteteve, me qëllim që të jemi efikas në kompletimin e proceseve gjyqësore.
 

Sa i përket bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin, Brammertz theksoi se është me rëndësi që të qartësohet se kush ka ndihmuar Radovan Karaxhicin dhe atko Mladicin që të fshehën për një kohë aq të gjatë nga drejtësia.
 

“Deri tani, në lidhje me këtë çështje nga Serbia kemi marrë një numër tejet të kufizuar informacionesh”, tha Brammertz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›