E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neonazitët grekë sulmojnë emigrantët, thyejnë dritaret dhe xhamat e banesave

Greqi- Emigrantët që ndodhen në Greqi kanë rënë sërish pre e dhunës së anëtarëve të Agimit të Artë.

Mësohet se nenonazistët grekë kanë thyer xhamat dhe dritaret shtëpive të emigrantëve që ndodhen në Shën Pandelejmon dhe Shën Meletius të Athinsë.

Të tilla veprime kanë terrorizuar banorët të cilët kanë organizuar një protestë duke kërkuar të merren masa ndaj të tilla veprimesh.

Pjesë e dhunës ka rënë edhe një gazetar, i cli kishte shkuar atje për të mbuluar ngjarjen, duke i grisur dhe dokumentet e indetifikimit.

Siç ndodhi edhe një herë më parë forcat policore mbërritën vetëm kur anatarët e Agimit të Artë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

E njëjta ngjarje ndodhi edhe para pak ditësh, ndërsa emigrantët ndjehen të frikësuar pasi mund të bien pre e dhunës edhe brenda në banesat e tyre.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›