E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbeu, drogoi dhe përdhunoi të renë, arrestohet 37- vjeçari në Vlorë

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një person, pasi dyshohet se ai ka rrëmbyer dhe më pas ka përdhunuar një të re në këtë qytet.

Në pranga është vënë 37-vjeçari Dritan Manaj, nga fshati Peshkëpi i Vlorës, i dënuar më parë për trafik droge, ndërsa arrestimi erdhi pas vetë denoncimit të viktmës me inicialet A.B.

Policia njofton se Manaj me anë të mashtrimit ka arritur të rrëmbejë shtetasen A. B, të cilën e ka çuar në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës, duke i ndërprerë lidhjet me familjarët e saj, e ka mbajtur për disa ditë me radhë jashtë vullnetit të saj. Sipas bluve të qytetit jugor gjatë kësaj periudhe kohe ky shtetas nën kërcënimin e armës e ka keqtrajtuar, droguar dhe përdhunuar vajzën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një armë tip kallashnikov si dhe 97 gr kanabis. Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë, ndërsa mbi të rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë, kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›