Pernaska: Mosvotimi i 3 ligjeve, njolle politike per PS Eva Gjura
Deputetja e Partise Demokratike, Lajla Pernaska, gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur tek diskutimi per marrjen e statusit te vendit kandidat, Pernaska deklaron se, pas rekomandimit te dhene nga Komisioni Evropian, tashme Shqiperia eshte me prane hedhjes se ketij hapi te rendesishem, por shton ajo, mbetet ende per tu permbushur tre kerkesa te BE, te cilat jane miratimi i tre projektligjeve te rendesishme dhe qe duan shumice te cilesuar per te kaluar ne parlament. Miratimi i ketyre tre projektligjeve, thekson deputetja Pernaska, eshte nje prove e madhe per politiken ne teresi dhe vecanerisht per opoziten, e cila pritet te jape konsensusin e saj. Gjithashtu deputetja e PD-se ka kujtuar edhe njehere faktin se mazhoranca eshte gjithmone e gatshme te ofroje bashkepunimin e saj, ashtu sic ka bere deri me sot per miratimin e tre projektligjeve me qellim qe shqiptaret te mos e humbasin shansin e marrjes se statusit te vendit kandidat.
Komisioni Europian ka rekomanduar marrjen e statusit te vendit kandidat. Tre kushtet e vena si ndikojne, sa afer marrjes se statusit jemi?
Sigurisht ka nje rendesi te vecante rekomandimi i Komisionit Evropian per dhenien e statusit kandidat per ne Bashkimin Evropian, si nje hap i rendesishem i rrugetimit te Shqiperise drejt anetaresimit ne familjen Europiane. Ne jemi me prane se kurre marrjes se ketij statusi me vleresimin me te fundit pozitiv nga Komisioni Evropian, dhe besoj ky eshte nje moment i shumepritur per cdo shqiptar qe inspiron Shqiperine Europiane. Por ende mbetet per t'u permbushur dhe votimi i tre projektligjeve te mbetura qe perbejne dhe kushtin permbylles se kesaj faze. Dhe kjo eshte nje prove e madhe per politiken ne teresi, vecanerisht per opoziten qe pritet te jape konsensusin e saj.
Mendoni se opozita do te jape konsensusin per keto 3 projektligje?
Klima e konsensusit politik dhe vecanerisht atij parlamentar, ndihmon mjaft ecurine e reformave dhe permbushjen e detyrimeve dhe objektivave tona per procesin e integrimit. Padyshim qe eshte pershendetur gjeresisht arritja e konsensusit per miratimin e Kodit te ri zgjedhor dhe votimi i ligjit per kufizimin e imunitetit. Por mos harrojme se ka dhe nje aspekt tjeter, realiteti i zhvillimeve politike te viteve te fundit , ka provuar nje sjellje shpesh zhgenjyese nga ana e Partise Socialiste, me taktika bllokuese, vecanerisht lidhur me momente te vecanta te proceseve te levizjes se lire dhe integruese te vendit. Me nje logjike racionale besoj se edhe ne vazhdimesi , duke i thirrur arsyes jane te gjitha mundesite te arrihet konsensusi per te votuar dy ligjet perkatese dhe rregulloren parlamentare. Nga ana e mazhorances dhe kryeministrit Berisha jane bere propozime konkrete ne favor te nje kompromisi dhe konsensusi, por sigurisht asnje kompromis nuk mund te kete ne cenim te ligjit dhe te rolit te institucioneve kushtetuese te vendit. Besoj se te gjithe biem dakord se shteti ligjor eshte paresor ne nje sistem demokratik dhe duhet forcuar gjithmone e me shume. Fakti eshte se nuk kemi pasur ne vazhdimesi nje vullnet te qarte nga ana e opozites ne lidhje me marrjen e statusit te vendit kandidat, pasi eshte mendesia e gabuar se nese ne ecim ne rrugen e duhur, eshte fitore per mazhorancen. Ne te vertete eshte dhe opozita qe perfiton nga arritjet, per shkak te kufizimit te te qenit ne minorance. Nga ana tjeter ka nje presion pozitiv te komunitetit nderkombetar, ne favor te konsensusit dhe te permbylljes dhe te kesaj pakete ligjore, per marrjen e statusit te vendit kandidat. Nese do te rezultonte e kunderta, qe opozita te mos votoje projektligjet e mbetura, ky bllokim do te ishte nje njolle e madhe per nje force politike si PS dhe do ishte nje fature shume e rende per te ne garen e ardhshme elektorale. Ajo qe shqiptaret presin, eshte qe edhe opozita do te zgjedhe te behet pjese e nje momenti historik sic eshte marrja e statusit kandidat, per me teper qe kjo perkon dhe ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise sone.
Opozita thote se Shqiperia nuk ka performancen e duhur, por rekomandimi iu dha si dhurate per 100 vjetorin e pavaresise. A qendron ky pretendim?
Te pretendosh se institucione tejet serioze europiane mund te funksionojne ne baze subjektivizmi, nuk perputhet aspak me autoritetin dhe rolin e tyre. Procedurat e permbushjes se objektivave te integrimit, te acquis communitaire jane tejet te detajuara dhe te saktesuara, sa asgje dhe askush nuk mund t'i tejkaloje, apo neglizhoje. Koincidenca me festimet per 100 vjetorin e pavaresise, besoj se i jep me shume madheshti ketij momenti te shumepritur nga shqiptaret. Per kete mendoj se edhe opozita duhet te ndihet me mire, persa kohe zgjedh te jete pjesemarrese ne kete proces te rendesishem. Edhe sondazhet me te fundit konfirmojne shifra te larta deri ne 90% te opinionit publik shqiptar ne mbeshtetje te integrimit Europian. Ne si politikane dhe ligjvenes na takon te mbajme pergjegjesine tone per te bere realitet aspiraten e qytetareve shqiptare. Uroj qe edhe opozita te ushtroje pergjegjesine e saj ne keto momente kyce per vendin dhe te ardhmen e tij.
Ish-te perndjekurit ishin ne nje greve urie qe zgjati afro nje muaj dhe u shoqerua me ngjarje te trishta si vetedjegiet. Ata thone se qeveria nuk ka bere aq sa duhet per kete shtrese, ju si mendoni?
Shtresa e ish-te perndjekurve politike, qe pesuan persekutimin me te eger te nje diktature ekstreme sic ishte ajo komuniste shqiptare, meriton vemendjen dhe respektin me te thelle ne te gjitha aspektet. Natyrshem e gjithe kjo shtrese u be pjese e PD qe ne themelim te saj, duke u bere pjese e filozofise dhe programit te saj. Ne vazhdimesi permbushja e detyrimeve ndaj ketij kontigjenti, sado simbolik qofte ne raport me vuajtjet dhe persekutimin qe ata pesuan gjate diktatures tejet te eger komuniste, mbetet ne vemendje te vecante. Edhe zbardhja e shifrave buxhetore pergjate te gjitha qeverisjeve postkomuniste, flet qarte se PD ka pasur gjithmone ne axhenden e saj perkujdesjen per kete shtrese, duke alokuar edhe buxhetet perkatese. Faktet flasin gjithmone e me qarte se kjo greve u perdor politikisht nga opozita, konkretisht nga PS, per qellimet e saj politike. Historia provon se eshte Partia Demokratike ajo qe i ka kushtuar vemendje kesaj shtrese. Eshte e qarte se kerkesat e ish-te perndjekurve jane evidentuar dhe trajtohen nga te gjitha institucionet pergjegjese.
Vala e ish-te perndjekurve nisi ne prag te vendimit per statusin dhe kjo nuk PD nuk u quajt koincidence por e qellimshme. Pse mendoni keshtu?
Besoj se eshte e fresket ne kujtesen e cdo shqiptari, se vecanerisht qe prej vitit 2008 eshte perseritur i njejti skenar me tendenca bllokimi te punes normale te institucioneve, duke aplikuar dhe taktika tejet te kapercyera per nje shoqeri demokratike, sic ishte bojkoti qe PS i beri punimeve te Kuvendit te Shqiperise, me praktika per bllokimin e ligjeve, me cadrat ne mes te bulevardit, deri ne dhune absurde ndaj institucioneve. Nuk mund te jete e rastesishme perkimi i akteve te tilla me situata kyce per ecurine e integrimit, si ne NATO dhe ne BE, apo edhe me liberalizimin e vizave, etj. Edhe ne kete periudhe qe u mor mendimi pozitiv per statusin nga Komisioni Europian, organizohen perseri akte in extremis, tashme ne emer te nje tjeter grupi, por qe duket qartazi qe ka nje sfond politik.