Nëse dënimi shpallet normal, Breivik nuk apelon
Norvegjezi, Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjet masive, ka thënë se nuk do ta apelojë ndonjë verdikt që e shpall atë fajtor, nëse gjykata përcakton se ai është normal.
Breivik i tha gjykatës së Osllos se "nuk ka absolutisht asnjë arsye për t`u ankuar" në qoftë se ai deklarohet i përgjegjshëm penalisht.
Breivik, një ekstremist i krahut të djathtë, besohet se frikësohet, se shpallja se ai është i çmendur, do të diskreditojë manifestin, që e ka shkruar para se të kryejë vrasjet.
Manifesti dënon multikulturalizmin në Evropë.
Brievik ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz në korrikun e kaluar.
Vendimi në procesin gjyqësor ndaj Breivikut pritet të merret në korrik. Ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor ndaj akuzave për vrasje.