E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Kroacisë pro politikës së pajtimit me Serbinë

Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç tha se do të donte të vazhdojë politikën e pajtimit me Serbinë, pavarësisht fitores së Tomisllav Nikoliç të Partisë Përparimtare Serbe, në zgjedhjet e fundit presidenciale.

"Pavarësisht afërsisë së tij me çetnikët dhe Sheshelin, unë do të doja që të vazhdojë politika e pajtimit," tha ai në një intervistë për Jutarnji List.

Presidenti kroat tha se shumë do të varet nëse Nikoliç është gati të marrë një pozicion të ri, të rishikuar.

"Politika dhe politikanët e bëjnë këtë, e kemi parë tek ne, pse mos ta shohim edhe në Serbi," ka thënë ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›