E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëse nuk ta mban të vish…”/ Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion që do dhe hajde në debat

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke e ftuar në një debat televiziv.

Sipas kreut të PD, fundi i Ramës do të jetë para gjykatës, duke pasur parasysh thirrjen e kryeministrit Rama në gjykatë për çështjen “Partizani”.

“Fundi yt do të jetë para gjykatës. Ne si opozitë ndodhemi në kushte shumë të vështira dhe po bëjmë sakrifica tepër të mëdha. Po bëjmë ndoshta sakrificën më të madhe të ndonjë opozite në Europë dhe po qëndrojmë të pamposhtur në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në gjyq do të jetë përballja e shekullit. Nëse nuk ta mban të vish në gjykatë, të sfidoj dhe në formë mëshirë, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat që të them se çfarë hajduti je. Edi Rama, jep dorëheqjen”, tha ai.

LEXO EDHE: Berisha: Kjo qeveri është e korruptuar deri në palcë, jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›