VIDEO/ “Ambulancë, shpejt…”! Sulmohet nga policia aktivisti dhe autori i “ngA Kalaja” në Fax News, Aulon Kalaja

Nuk i ka shpëtuar sprajit dhe sulmit të policisë as aktivisti dhe gazetari i njohur Aulon Kalaja, autor i emisionit “ngA Kalaja” në Fax News.
Ai ishte së bashku me nënkryetarin e PD, Luçiano Boçi në momentin që policia ndërhyri me spraj me piper nga një distancë e afërt.
Protestuesit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt ambulancës.