E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëse populli i kërkon dorëheqje, kjo ngelet zgjidhja më e mirë”- Protesta e studenteve, reagon Aurela Gaçe: Nuk isha për të hedhur gurë! Zëri i varfërisë po thërret

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar pas pjesëmarrjes në protestë, duke sqaruar arsyet e pranisë së saj dhe duke theksuar se nuk ka ushtruar dhunë, por ka qenë aty në shenjë solidariteti me studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

aurela gace1

Më anë të një statusi në Facebook, artistja thotë ngre shqetësimin për largimin e të rinjve dhe mungesën e besimit te politika.

Këngëtarja thekson se do të vijojë të ngrejë zërin për çështjet që e shqetësojnë, ndërsa kundërshton ashpër dhunën dhe nxitjen e urrejtjes mes qytetarëve.

“Nëse politika ka bërë më të mirën për këtë popull, pse ikin? Pse gjithmonë kërkojnë shpëtim diku tjetër? Jam kundër vëlla-vrasjes. Jam kundër politikës që shtyn e nxit urrejtje mes popullit. Jam dëshmitare se kjo ka ndodhur në vitet ’90, në ’97… e tani? Përsëri? Pse duhet të dhunojmë njëri-tjetrin ne?”, shprehet Gaçe.

Reagimi i Aurela Gaçes: 

Atëherë!

Një sqarim për të gjithë.

Nuk është hera e parë që marr pjesë në protestë.

Kêtë herë dikush ka vënë re praninë.

Më erdhi një mesazh “Shpresojmë të mos kesh hedhur gurë aty”

Atehere për t’ju përgjigjur asaj e kujtdo.

Unë nuk dhunoj askënd , e nuk isha aty të hedh gurë .

Isha aty për solidarizim me popullin tim, sepse jam bijë e këtij populli.

Nuk është hera e parë që në këtë dritaren time të vogël kam folur për gjêra që mua më trishtojnë!

Sigurisht më dhêmb e mê trishton shumë ikja e të rinjve .

Nëse politika ka bërë më të mirën për këtë popull, pse ikin?

Pse gjithmone kërkojnë shpêtim diku tjetër?

Politika , në këto 35 vIite.

Populli ju ka votuar , majtas e djathtas , me rradhë. Ju kanë dhênë besim.

Nuk i ja keni shpêrblyer besimin e dhënë.

Për këtë kam ngritur zërin e do ta ngre!

Jam KUNDËR vëlla -vrasjes .

Jam kundër politikës që shtyn e nxit urrejtje mes popullit .

Jam dëshmitare se kjo ka ndodhur në 90, 97 ….e tani? Pêrsëri?

Pse duhet të dhunojmë njêri -tjetrin ne?

ZËRI I VARFËRISË PO THËRRET.

DUA TË BESOJ QË AKOMA KA SHPRESË,

DUA TË BESOJ QË AKOMA KA NJERËZ QË E DUAN KËTË VEND.

NËSE POPULLI SOT I KËRKON POLITIKËS DORËHEQJE , ATËHERE KJO NGELET ZGJIDHJA MË E MIRË , PÊRPARA SE TË PËRSËRITEN TRAUMAT QË KEMI KALUAR.

EDHE PO, SHQIPËRIA ËSHTË E SHQIPËTARËVE!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›