E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis me tensione seanca parlamentare, opozita bllokon foltoren

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Bllokimi i foltores vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërkohë që studentët prej disa ditësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë në emër të grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi mbajti një qëndrim politik për protestën duke dalë në krah të studenteve. AI tha se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike. Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shpërndarjen e parlamentit dhe krijimin e nje qeverie teknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›