Nëse si themi njëherë e përgjithmonë JO, gjërave të mëposhtme...
Te nderuar qytetare kudo që jeni, ne do të vazhdojme të shkojme keshtu rrokapjerthi në një rrumpalle pa fund nese nuk i themi njehere e pergjithmone: “JO!”:
Tifozllekut partiak, mitingjeve populiste e premtimeve boshe të çfarëdo krahu qofshin;
Partive që për hir të pushtetit, mashtrojne nga mengjezi deri në darke, 365 ditet e vitit; Gjelave lafshe-kuqe në krye të tyre që vazhdojne të kendojne sipas avazit të tyre të vjeter edhe pse të rrethuar nga zogj të ri me dhe pa pupla për t’u mbajtur ison;
Njëshave, që e drejtojnë shtetin me celulare (me parate e taksapaguesve) e që nuk kane as respektin me të vogel për institucionet dhe drejtimin institucional;
Trembjes dhe nderrimit të administrave shteterore sa here nderrohen partite; Triumfit të militantizmit mbi profesionalizmin, miqesise e besnikerise mbi kriteret ligjore; Perqendrimit të kompetencave në një dore të vetme, eliminimit të iniciativës, energjive, vlerave dhe pergjegjesive individuale;
Kaperdisjes së hajduteve të çdo lloji: - politikane, deputete, ministra, gjyqtare, prokurore, doktore, bodigarde, police apo njerez të zakonshem; Mburrjes me diploma fallso, me poste të pamerituara, me makina e vjedhura e me pasuri pa djerse;
Varferise, poshterimit, neperkembjes së dinjitetit njerezor, kenaqesise makabre për vuajtjet, padrejtesite apo fatkeqesite e të tjereve;
Dembelizmit dhe frymes së pesimizmit së asgje nuk mund të ndryshoje në këtë vend; Humbjes së shpreses dhe dorezimit perpara së keqes;
Amerikanet na kane zili së në po pasurohemi...