Punëtorët e Gërdecit, grevë urie pa afat
Kanë nisur ‘grevë urie pa afat’ ish-punonjësit e fabrikës së çmontimit të muncioneve në Gërdec. Pas disa protestave ku këta punonjës kanë kërkuar ndihmë ekonomike dhe dëmshpërblim nga qeveria ata kanë nisur sot një grevë urie pa afat. Punëtorët kërkojnë një përgjigje nga qeveria që sipas tyre nuk u ka dhënë dëmshpërblim për pasojat nga shpërthimi i municioneve ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosen mbi 300 veta.
Kreu i shoqatës “Punonjësit e Gërdecit”, Andi Belliu ka deklaruar se ‘kërkojmë ndihmë ekonomike nga qeveria dhe duam dëmshpërblim prej saj’. Disa ish-punonjës nuk janë më të aftë për punë nga dëmtimet që kanë marrë nga shpërthimi i municioneve.
Ndërkohë që kreu i shoqatës Andi Belliuka thënë se punëtorët i kanë dërguar letër Berishës në 27 maj ku i kanë renditur kërkesat e tyre. Por nga anae qeverisë nuk është marrë asnjë përgjigje dhe ata kanë nisur sot grevë urie pa afat. Sipas Belliut punëtorët i kanë lënë 5 ditë afat qevrisë për t’u kthyer përgjigje kërkesave të tyre.
Greva e urisë është mbështetur edhe nga familjarët e viktimave të fabrikës së vdekjes.
Kërkesat e grevistëve janë si më poshtë
- Pension për familjarët e viktimave, të paguhet rregullisht për një vit dhemë pas asistencë
- Ndihma për punëtorët në lekë, të jetë 400 mijë lekë për punëtor
- Dëmshpërblim për mjetet motorrike
- T’u njihen sigurimet shoqërore