Nuk e ka fajin konsumatori që faturohet, por shpërndarësi
Lexova intervistën e një zyrtari që e kishin pyetur për problemet e mungesës së ujit në disa zona të populluara të Tiranës, dhe ky përgjigjej:
“…Problemi nuk është tek mungesa e ujit por te shpërdorimi i tij nëpërmjet larjes së rrugëve, lavazheve, ujitjeve me uje të pijshem, lenia e rubinetave në tualet hapur etj.”.
O zoti zyrtar, besoj se tallesh...! Përgjegjëse për sistemin e shpërndarjes, i cili identifikohet si shkaku kryesor i mungesës së ujit (te pakten siç deklarojne ata që menaxhojne ujrat në Shqipëri) nuk mund të jete konsumatori, por shpërndarësi. Konsumatori faturohet për ate që shpenzon - sigurisht në rastet kur ekziston një sistem shpërndarje që edhe e llogarit konsumin. Në rast se nuk ekziston, kjo prapë do të thotë që ju si shtet nuk po bëni punën.