E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nesër Kurban Bajrami, myslimanët do të falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme( 28 qershor) festën e Kurban Bajramit. Ndërkohë kanë nisur përgatitjet në sheshin “Skënderbej” ku besimtarët myslimanë do të kryejnë faljen e namazit.

Aktiviteti do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit deri në orën 07:30.

Më herët, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përcolli urimin e tij me rastin e kësaj feste.

“Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste” uroi Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›