E Martë, 3 Nëntor 2026

Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, presidentja e KE takim me Begajn në Presidencë

Një ditë para mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit, kreu i shtetit, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen). 

Përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit ishin temat kryesore që u elaboruan në takimin dypalësh. 

“Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,” nënvizoi Presidenti Begaj në këtë takim. 

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Presidenti Begaj e siguroi zonjën fon der Lajen se “Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të BE-së“.

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshendetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon, duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova.

Duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, presidenti Begaj u shpreh se është besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e tregut ekonomik të zonës dhe tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

Fon der Jalejn do të takojë kryeministrin Rama

Pas Begajt, presidentja e KE-së do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orën 17:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Fon der Lajen mbërriti në Tiranë pasditen e sotme (15 tetor) në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet ditën e hënë. Ajo u prit në aeroport nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE-së, Luixhi Soreka (o. Luigi Soreca).

31 liderë të Bashkimit Evropian dhe të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbërrijnë në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nismë që ka marrë udhë që prej 2014-ës si iniciativë e kancelares gjermane Angela Merkel.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›