E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti i Procesit të Berlinit, mbërrin në Tiranë Presidentja e KE, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të diele (15 tetor), në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet ditën e nesërme. Von der Leyen është pritur në aeroport nga Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan Spiropali.

Rreth orës 15:30, Presidentja e KE pritet të zhvillojë një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begaj. 

31 lider të bashkimit evropian, 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbërrijnë në Tiranë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisëm që ka marrë udhë që prej 2014-së si iniciativë e Kancelares gjermane Anxhela Merkel (o. Angela).

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›