Nesër do të shqyrtohet vetëm imuniteti i Metës

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbledhur këtë pasdite, u vendos që në seancën plenare të së mërkurës të merret në shqyrtim vetëm kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ilir Metës.
Gjithashtu në seancën e nesërme do të diskutohen edhe ndryshimet e propozuara në rregulloren e Kuvendit për kufizimin e imunitetit dhe kushtet e autorizimit të ndjekjes penale.
Kjo nismë është ndërmarrë nga deputetët e Partisë Demokratike ndërsa përfaqësuesit e opozitës u shprehën kundër.